Horoskopi i datës 9 dhjetor 2019

Dashi
Bukuria dhe mirëqenia do ju shoqërojnë. Sa më mirë të ndiheni, aq më shumë do keni dëshirë të bëni aktivitete të reja. Në sporte jeni shumë aktivë. Kujdesuni për pamjen e jashtme. Maskat natyrale të përgatitura nga ju do japin efektin e duhur, ndaj kujdesuni sa më shumë për veten.

Demi
Pak ndikim nga yjet e ditës, të favorshëm do jenë vetëm Dielli dhe Neptuni, të dy në marrëdhënie me Hënën, që ju ndihmon në çështjet financiare. Nuk përjashtohet mundësia që një mik t’ju kërkojë një nder të vogël, por ndoshta do përfitoni vetë ju nga ky favor.

Binjakët
Jeni të përkëdhelur nga Hëna në shenjën tuaj në kënd me Venusin. Një miqësi e fortë është gati të transformohet në dashuri, gjithmonë nëse jeni të interesuar. Ju ngatërron pak ndikimi i Diellit dhe Neptunit: nga njëra anë dëshironi të dini të vërtetën, por nga edhe preferoni të qëndroni me dyshime.

Gaforrja
Ëndrra romantike kundër një realiteti që ka tendencën t’i shkatërrojë ato njëra pas tjetrës. Me partnerin do vazhdoni të fantazoni pa fund. Imagjinata ju dërgon larg, por këshilla jonë është të qëndroni me këmbë në tokë dhe të kujdeseni për financat.

Luani
Tri shenjat e zjarrit do jenë shumë aktive, duke ju transmetuar gjithë energjinë, dinamizmin dhe thellësinë e vlerave të arritura. Ndërmjetësim i shkëlqyer i Hënës në shenjën e Dashit, tregues që diplomacia është gjithmonë karta e duhur për t’u luajtur, ndaj mos hezitoni ta hidhni në lojë.

Virgjëresha
Sot ndjeni nevojën për transparencë si në çift, ashtu edhe në familje. Gjërat duhet të sqarohen menjëherë, duke shmangur keqkuptime të panevojshme. Do mërziteni nga disa situtata të mërzitshme, të cilat do t’ju prishin stabilitetin e vendosur.

Peshorja
Jeni shumë të qetë, të përkrahur nga Saturni që ju jep sens praktik, duke ekuilibruar fantazitë e frymëzuara nga Hëna në fushën sentimentale. Do intrigoheni nga një mik që ka shumë pasiguri, por nëse ai nuk ecën përpara, nuk do jeni ju që duhet t’i tregoni se çfarë duhet të bëjë.

Akrepi
Është fiks dita për familjen e dashurinë, ndaj do të ndërthurni edhe mirëkuptimin dhe ndjesitë në relatat tuaja. Mund të jepni shumë, por do pretendoni diçka tjetër në këmbim. Mos u bëni materialistë dhe çlirojini emocionet tuaja, por pa ekzagjerime.

Shigjetari
Nga brenda keni shumë zjarr dhe pasion për të dhënë, por sapo të arrini shumë pranë dashurisë, do bëni një hap pas, duke ndryshuar sjellje dhe mendim. Nëse nuk doni të humbisni, duhet të veproni menjëherë!

Bricjapi
Në dashuri jeni të paqtë, por nga brenda fshihni shumë. Nëse partneri/ja nuk ju ngjall besim, pse jeni ende me të? Reflektoni dhe përpiquni të gjeni përgjigje për çdo pyetje. Nga ana tjetër, beqarët do të jenë në një pozitë të shkëlqyer.

Ujori
Emocione shumëngjyrëshe, me nuanca të ndryshme dhe për të gjitha shijet, nga një flirt i lehtë dhe pa komplikime, deri te pasione më të forta dhe ndezëse. Miqtë, familja, dashuria: është zemra ajo që sundon jetën tuaj dhe arsyet e saj janë gjithmonë të fuqishme.

Peshqit
Ëmbëlsia juaj nuk ju braktis kurrë. Edhe kur të tjerët nuk ju kuptojnë, do vazhdoni të palëkundur në rrugën tuaj. Ndoshta nuk do mundeni të përmirësoni marrëdhëniet reale, por do ushqeni ëndrrat tuaja. Mbi të gjitha, kjo është forca juaj e vërtetë.