Horoskopi i datës 8 maj 2019 nga Susan Miller

Dashi
Gjatë ditëve të fundit keni qenë të tensionuar dhe ky tensionim rrezikon që të shkaktojë disa polemika dhe debate. Bëni mirë që të merrni pak kohë për të reflektuar, para se të thoni gjëra që nuk i mendoni.

Demi
Gjatë kësaj dite do të keni mundësi për tu argëtuar. Do të jeni të qeshur dhe më në fund, problemet e së kaluarës do ju duken vetëm një kujtim i largët. Prania e Venusit në shenjën tuaj, përfaqëson një element force.

Binjakët
Kjo është një ditë pozitive, gjatë së cilës do të ndiheni të fuqishëm në raport me të kaluarën. Do e shihni të ardhmen me optimizëm. Më në fund do të lini pas shpine tensionet që ju kanë karakterizuar në sferën profesionale.

Gaforrja
Për shenjat e ujit, dashuria është prioritet. Gjatë periudhës së fundit jeni përqendruar shumë tek puna, edhe sepse keni qenë të tensionuar për shkak të një sërë vështirësish. Kjo ditë do t’ju gjejë më të qetë.

Luani
Horoskopi i ditës parashikon një rikuperim të mirë. Do të jeni më të gatshëm për t’u përballur me personat e tjerë. Një pasion i juaji mund të rezultojë vendimtar, për realizimin e një projekti të ri, i cili do të rezultojë vendimtar.

Virgjëresha
Do të jetë një ditë shumë interesante sa i takon ndjenjave. Kush dëshiron që t’i japë më shumë stabilitet lidhjes së tij/saj, ky është momenti i duhur për ta bërë. Edhe për ata që janë vetëm, kjo ditë është pozitive.

Peshorja
Të nisni të flisni për të kaluarën, për problemet që po mundoheni t’i lini pas, nuk do ju çojë askund. Me shumë mundësi do të ndiheni të pakënaqur, për shkak se nuk do të arrini objektivat që keni duke përjetuar momente ankthi.

Akrepi
Pjesa e parë e javës ka qenë shumë e rëndë nga pikëpamja fizike. Ndërkohë gjatë kësaj të diele do të rikuperoheni, sidomos nga pikëpamja sentimentale. Ka shumë mundësi që kush ju qëndron pranë, nuk është i bindur në disa zgjedhje që ju keni bërë.

Shigjetari
Do të keni projekte të mëdha, sidomos për verën dhe për këtë duhet të përqendroheni mirë si t’i realizoni. Nëse dikush ju bën propozime, merrni kohën e duhur për të reflektuar. Ka shumë mundësi që disa ndryshime të turbullojnë ekuilibrin tuaj.

Bricjapi
Do të jeni shumë të vendosur. Gjatë ditëve të fundit po përballeni me beteja dhe sfida të ndryshme. Nuk ju pëlqen të insistoni, nëse nuk jeni të bindur për atë që po bëni. Tashmë duhet të vlerësoni gjithçka.

Ujori
Keni nevojë për të gjetur më shumë qetësi në dashuri. Në periudhën e fundit keni akumuluar shumë stres, por tashmë do të vijë periudha e rikuperimit. Kjo ditë do të ofrojë mundësi shumë të mira edhe për lidhjen në çift.

Peshqit
Gjatë javëve të fundit situata ka qenë e tensionuar. Nga pikëpamja fizike keni ndjerë lodhjen e akumuluar. Kjo është një ditë e rëndësishme, gjatë së cilës bëni mirë të menaxhoni angazhimet e mbetura pezull.