Horoskopi i datës 6 gusht 2020
Dashi
Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në prag të dorëzimit të një projekti të rëndësishëm. Nga pikëpamja sentimentale, ky është një moment i mirë, për të përmirësuar raportet me persona me të cilët keni disa kohë të shkëputur.
Demi
Kjo është një ditë mjaft e mirë për të korrur frytet e punës tuaj të mundimshme. Mërkuri ju mbështet maksimalisht, ndërkohë që dashuria do të jetë sektori më i favorizuar i kësaj të mërkure.
Binjakët
Është një periudhë e cila iu gjen të vendosur në vendin tuaj të punës. Mundohuni megjithatë që të mbani ekuilibrin e duhur, në mënyrë që të mos cenoni bashkëpunëtorët tuaj. Në dashuri, parashikohen të reja të rëndësishme.
Gaforrja
Do të ndieni se dashuria ka nevojë për një shtysë të re, për shkak se parashikohen ndryshime të mëdha, të cilat do iu ngacmojnë që të ndryshoni vendbanim, apo të transferoheni pranë një të afërmi tuaj. Në punë, duhet të jepni më shumë.
Luani
Nga pikëpamja e ndjenjave, ky është një moment shumë i mirë për të rindezur emocionet tuaja dhe për të nisur të jetoni një histori dashurie, pa ankthin e të kaluarës. Kjo e enjte favorizon investimet.
Virgjëresha
Kjo është një periudhë gjatë së cilës do të jeni tejet konfuz dhe në dashuri ka disa dyshime të cilat duhet t’i zgjidhni bashkë me partnerin/en. Shmangni marrjen e vendimeve të nxituara, për shkak se mund të pendoheni shumë shpejtë.
Peshorja
Nëse do të tregoheni të gatshëm në raportet ndërpersonale, do të shikoni që do të merrni shpërblim shumë të mirë. Mundësi shumë të mira parashikohen edhe në punë, ku do të ketë aktivitete të reja premtuese.
Akrepi
Parashikohet një ditë e cila ju fton që të dilni nga një fazë e rënduar emocionale, e cila ju ka bërë pasiv dhe dembelë. Duhet të zgjoheni dhe të jeni më të gatshëm, për të përballuar disa ndryshime drastike për karrierën tuaj.
Shigjetari
Ky është një moment shumë i mirë për të çuar përpara transformime radikale për stilin tuaj aktual të jetës, sidomos nga pikëpamja emocionale. Duhet të jeni më të hapur në vendin e punës, në mënyrë që të stimuloni realizimin e një projekti të ri.
Bricjapi
Ndjenjat janë shumë të rëndësishme ndaj përfitoni nga ky moment për të organizuar udhëtime apo takime të vogla romantike me partnerin/en. Pozitiviteti juaj në vendin e punës, do të bëjë që të lindin bashkëpunime të reja interesante.
Ujori
Këshillohet që të jeni shumë të kujdesshëm me mënyrën se si do të menaxhoni xhelozinë, ose në të kundërt do të shfaqeni shumë agresivë në sytë e partnerit/es tuaj.
Peshqit
Shfrytëzoni sa më mirë këtë të mërkurë, për të praktikuar aktivitet fizik dhe për tu kujdesur më shumë për shëndetin tuaj. Do të jeni të lodhur dhe të zbehtë, kështu që jini të kujdesshëm me sforcimet.