Horoskopi i datës 5 mars 2020

Dashi
Sot është dita e duhur për të hyrë në lojë dhe për të bërë veprime që duhet t’i kishit kryer më parë. Progresi është gati të arrihet dhe mund ta gjeni veten në qendër të një aktiviteti të fuqishëm. Në sferën e dashurisë, do të merrni lajme të mira.

Demi
Në punë mund të përballeni me xhelozinë e kolegëve. Mos u habisni, sepse në momentet më të suksesshme në karrierën tuaj do të dalë dikush që të përpiqet t’ju shkaktojë pengesa. Në dashuri, jo gjithçka ju bën të lumtur, ndaj është koha të komunikoni.

Binjakët
Sot pritet të merrni disa lajme të mira sa u përket financave. Një investim i cili premton të zgjasë në kohë mund t’ju sjellë të ardhura të mira. Në aspektin profesional, mund të rriteni në detyrë si rezultat i angazhimit tuaj të vazhdueshëm.

Gaforrja
Duhet të filloni t’i jepni vetes dashurinë që meritoni. Trajtojeni veten me ushqimin tuaj të preferuar. Nëse nuk e trajtoni veten me dhurata të papritura herë pas here, atëherë kush do e bëjë? Kini parasysh se jeni versioni më i mirë i vetes suaj.

Luani
Kur ka qenë hera e fundit që jeni argëtuar? Mund të tingëllojë si e palogjikshme, por ndonjëherë edhe argëtimi kërkon planifikim serioz dhe të hollësishëm. Kur të gjitha detajet të shpalosen, do të ndiheni të relaksuar në shoqërinë e njerëzve që doni.

Virgjëresha
Pa marrë parasysh se çfarë lloj ndjenjash negative keni ndaj një personi tjetër, sot ju do të duhet të falni dhe të harroni, të paktën përkohësisht. Në mënyrë që diçka e rëndësishme të ndodhë, do të duhet të tregoni maturi.

Peshorja
Edhe njerëzit shumë të mençur mund të bëjnë gjëra pa kuptim herë pas here. Nëse në një moment do të tregoheni më i çliruar se zakonisht, nuk ka asgjë të keqe. Thjesht do të çliroheni nga energjia negative dhe do të rimerrni forcën e duhur.

Akrepi
Me pak vullnet dhe dashuri, do të keni fuqinë e duhur për t’i bërë ballë edhe një dite të lodhshme si kjo e sotmja. Dashuria është një ndjenjë sublime dhe sot do ta kuptoni realisht rëndësinë dhe mbështetjen që ju jep personi i zemrës.

Shigjetari
Ju e dini se trishtimi plotëson lumturinë. Pra, nëse nuk keni përjetuar shumë gëzim kohët e fundit, ngushëllohuni me faktin se kjo periudhë gri do të përfundojë së shpejti dhe do të jeni sërish në gjendje të ndieni gëzim dhe harmoni.

Bricjapi
A keni parë një nga ato ëndrra në të cilat edhe pse përpiqeni të largoheni me vrap, nuk lëvizni dot asnjë muskul? Nuk është e qartë se çfarë e pengon progresin tuaj, por identifikimi i këtyre pengesave do ju ndihmojë që të vini në zbatim taktika të reja.

Ujori
Mundohuni të kaloni më shumë kohë argëtuese me miqtë dhe familjen tuaj. Nuk do të jetë e vështirë të gjeni dashurinë, për më tepër, edhe suksesin. Me pak aftësi dhe këmbëngulje do të arrini të zgjoni interesin e një personi.

Peshqit
Fjalët tuaja do të kenë më shumë fuqi sesa zakonisht, prandaj duhet të mendoheni shumë para se të flisni. Luani në mënyrë të sigurt dhe nëse nuk mund të thoni diçka të mirë, mos flisni fare. Kjo do t’ju kursejë shumë situata të sikletshme.