Horoskopi i datës 5 korrik 2019 nga Susan Miller

Dashi
Problemet janë gjithmonë prezente, por kjo nuk do të thotë se duhet të humbni toruan mbi çdo gjë. Dilni nga situata që ju streson dhe merrni veten në dorë. Nuk është e pamundur, ndaj justifikimet janë të kota.

Demi
Planetet ju favorizojnë dhe kjo sjell ndryshime të shpejta, pozitive dhe të pritshme. Në listën e vendimeve të marra, zgjedhjet tuaja do të renditen si logjike dhe të duhurat. Krijimtaria juaj gjithashtu do të bjerë në sy sot.

Binjakët
E premtja sjell një ditë të zakonshme. Për të merituar më shumë, duhet të investoni dhe punoni më shumë. Asgjë nuk vjen pa u lodhur më parë për të. Në punë do të shprehni kënaqësi të cilat do t’ju dëgjohen.

Gaforrja
Nën presionin e planeteve do të realizoni performancën e duhur, e cila do t’i lërë të gjithë pa fjalë. Urani do t’ju ndihmojë të jeni plot ide dhe kreativitet. Ndonjëherë imagjinata është e vetmja rrugë që duhet ndjekur.

Luani
Çështjet familjare të cilat janë lënë në neglizhencë do të dalin sërish në dritë dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni shumë nervozë. Përpiquni të mirëkuptoni familjarët dhe të gjeni një konsensus të volitshëm.

Virgjëresha
Dhuntitë tuaja janë brenda jush, nuk do të bëni keq t’i zgjoni, veçanërisht sot kur idetë kreative do të nevojiten shumë. Të gjithë do të presin nga ju, ndaj mos i zhgënjeni. Venusi është në anën tuaj në raporte sentimentale.

Peshorja
Disa pakënaqësi në punë do të zënë një vend madhor në ditën tuaj, gjithashtu do të ndikojnë në krijimin e stresit. Ju jeni në dijeni të arsyeve pse gjërat nuk funksionojnë, ndaj filloni të aplikoni zgjidhjet që keni menduar.

Akrepi
Idetë inovative do të jenë kryefjala! Jeni të palodhur dhe në ditët tuaja më të mira. Gjithsesi do t’ju duhet pak pushim për të mos e superuar dhe rezauruar veten. Një ofertë pune duket shumë premtuese, ndaj hidhuni në sulm.

Shigjetari
Nderet janë një borxh, të cilin herët a vonë do ta ktheni, ndaj është koha të shpërbleheni. Në aspektet e tjera do të jeni shumë të impenjuar, në punë e dashuri, duke e vlerësuar dhe kënaqur personin e zemrës.

Bricjapi
Asgjë e mirë nuk ka ardhur nga kokëfortësia! Është e rëndësishme të kuptoni kujt po i bëni dëm dhe pse po e bëni diçka të tillë. Mësoni nga gabimet tuaja dhe nga përvojat e të tjerëve në shumë drejtime.

Ujori
Mos u lumturoni pamasë për një sukses të vogël. Ju keni një sjellje lideri, ndaj filloni ta praktikoni këtë qëndrim. Mos ndërmerrni aventura, as veprime të pamenduara, pasi pasojat do të jenë të rënda.

Peshqit
Keni në plan një udhëtim, i cili mund të ketë si synim një takim pune ose argëtim. Në asnjnë rast mos u ktheni pas. Fundjava është përpara dhe eksperiencat interesante nuk do t’ju mungojnë aspak.