Horoskopi i datës 5 dhjetor 2019

Dashi
Me ndikimin e Hënës tek Bricjapi, Venusi në shenjën tuaj nuk do të humbasë aspak ndikimin që ka në shenjën tuaj. Do të jeni më të dashur me personat që i doni. Marsi do të kushtëzojë Hënën tek Bricjapi, duke ju bërë të tendosur, sidomos në punë.

Demi
Magjia e krijuar nga Hëna, do të mbushë me gëzim qiellin tuaj dhe do ju nxjerrë në pah cilësitë tuaja më të mira, në veçanti mirëkuptimin dhe besimin. Do të merrni vlerësime nga të gjithë. Financat gjithashtu po shkëlqejnë.

Binjakët
Mund të keni ndonjë dhembje dashurie. Ndoshta duhet të pyesni veten nëse pak a shumë në mënyrë të pavetëdijshme, nuk jeni ju që i kërkoni shqetësimet. Marsi tek Dashi do t’ju favorizojë në ndërmarrjen e projekteve të reja. Filloni punën menjëherë!

Gaforrja
Hëna kundra Bricjapit do të bëjë që të keni luhatje të humorit. Duhet të bëni kujdes nga mungesa e tolerancës dhe ndonjë reagim gjaknxehtë. Do të keni zënka me partnerin për çështje të kota, në vend që t’u gëzoheni kënaqësive të intimitetit.

Luani
Me Venusin, Marsin, Jupiterin dhe Uranin bashkëpunëtorë, ka mundësi të përjetoni një ndjesi të papritur të pasioneve të vjetra. Për çiftet do ketë harmoni. Favorizohen udhëtimet e gjata, por edhe lëvizje e vogla rreth e rrotull për motive kulturore ose argëtimi.

Virgjëresha
Falë Hënës tek Bricjapi, miqtë do t’ju vlerësojnë për gatishmërinë që tregoni, si edhe për këshillat e urta që jepni në momentet e duhura. Me Saturnin dhe Neptunin kundra, do të ndodheni në situata që do t’ju shkaktojnë luhatje të mëdha emocionale.

Peshorja
Ata që ju qëndrojnë pranë do të ketë përballen me ndryshimet tuaja të humorit të shkaktuara nga Hëna tek Bricjapi dhe nuk do të lini një përshtypje të mirë. Kontrollohuni! Mos krijoni atmosferë të rëndë në punë me humorin e juaj të keq.

Akrepi
Do të kuptoni që është më e udhës të ballafaqoheni me personin e zemrës për të gjetur zgjidhje të dobishme. Me dialog do t’ia dilni të rregulloni gjithçka. Në punë jini të ndërgjegjshëm për gjithçka bëni, nëse nuk doni që ndonjë epror t’ju marrë me sy të keq.

Shigjetari
Me Venusin, Marsin dhe Uranin ogurmirë, situata për çështje të dashurisë po shkon në favorin tuaj. Do të takoni një person që do t’ju përshtatet. Një histori e bukur dashurie do t’ju shtyjë të kërkoni qëndrueshmëri dhe do të ndiheni madje të gatshëm për hapin e madh!

Bricjapi
Natyrisht që kjo do të jetë një ditë e gjallë. Hëna krijon harmoni, por ka edhe mospajtime me planetë të ndryshëm në qiellin tuaj. Pritet të keni një sfidë të rëndësishme, që do t’ju detyrojë të ndryshoni programin e ditës.

Ujori
Me Mërkurin në shenjën e juaj, nëse idetë që keni ju duken të mira, vihuni në veprim, ndoshta duke u ndihmuar nga një familjar apo një mik. Nëse dikush që ju tërheq ndodhet pranë jush, mos qëndroni të mbyllur. Jepini një shans!

Peshqit
Të mbështetur nga Hëna tek Bricjapi dhe nga Neptuni do të keni aftësinë për të kuptuar instinktivisht çfarë po ndodh rreth e rrotull jush. Shmangni praninë e personave që kanë mendime dhe ndenja negative, sepse do t’ju bëjnë të ndiheni jo mirë.