Horoskopi i datës 4 tetor 2019

Dashi
Nëse jeni në një lidhje prej disa kohësh, ka shumë gjasa të tundoheni nga dikush. Lidhjes suaj mesa duket po i vjen fundi. Financat nuk do jenë të këqija dhe situata do vazhdojë të jetë e njëjtë. Mund të blini pa frikë disa objekte të vogla për shtëpinë.

Demi
Ka shumë mundësi që partneri juaj ta mbajë një premtim të bërë prej disa kohësh dhe kjo do ju bëjë të ndiheni për mrekulli. Bashkëpunimi me të do vazhdoje të jetë i fortë. Në planin financiar do kryeni transaksionet e duhura dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli.

Binjakët
Konfigurimi i yjeve do jetë shumë i favorshëm sot për jetën sentimentale të çifteve. Harmonia dhe mirëqenia do mbizotërojë gjatë gjithë kohesh. Për financat dita do jetë goxha e paqëndrueshme. Kujdes!

Gaforrja
Ditë mjaft e qëndrueshme për të dashuruarit kjo e sotmja. Të dy do jeni me humor të mirë dhe do bëni gjithçka për të përjetuar sa më shumë emocione dhe kënaqësi. Në planin financiar nuk duhet të shpenzoni pa kriter.

Luani
Nëse bëni pak më shumë lëshime gjatë kësaj dite ndaj atij që keni në krah, marrëdhënia mes jush do përmirësohet ndjeshëm. Në të kundërt mund të keni debate. Situata financiare nuk do jetë problematike.

Virgjëresha
Fati do jetë gjatë gjithë kohës me ju në planin sentimental dhe gjithçka do shkojë më së miri. Madje do t’i sqaroni edhe disa debate që keni pasur apo disa mëri të së shkuarës. Në sektorin e financave duhet ta dyfishoni maturinë.

Peshorja
Ka rrezik të përballeni me zhgënjime të mëdha gjatë kësaj ditë në jetën tuaj sentimentale. As për beqarët nuk do të jetë një ditë e suksesshme. Kapitali juaj buxhetor do rritet ndjeshëm dhe do ndiheni shumë herë më të qetë.

Akrepi
Ditë përgjithësisht e ekuilibruar kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do t’i kushtoni shumë vëmendje disa kritikave të kota që do iu bëjë partnerin dhe do e toleroni atë. Financat duhet t’i menaxhoni me shumë rigorozitet dhe seriozitet.

Shigjetari
Mos bëni gabimin e madh të provokoni xhelozinë partnerit tuaj sot sepse nuk do arrini dot ta kontrolloni situatën që do krijohet. Në planin financiar do kaloni një ditë paksa të vështirë, prandaj merrni masat e duhura.

Bricjapi
Do të konfliktoheni shumë gjatë kësaj dite me atë që keni në krah dhe kjo nuk do iu lejojë të përqëndroheni. Mundohuni te ruani qetësinë dhe të tregoheni pak më tolerante. Situata financiare do jetë më e mirë sesa mendoni.

Ujori
Jeta juaj në çift nuk do jetë aspak si një lumë i qetë sot. Do jeni shumë xheloze dhe do reagoni në mënyrë të menjëhershme edhe sikur partnerit t’i hidhet një vështrim. Në planin financiar nuk duhet të dekurajoheni nga situata ekzistuese.

Peshqit
Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do të tregoheni më të kuptueshëm me partnerin tuaj. Nga ana tjetër ai do mundohet me sa të mundë t’ua bëjë qejfin. Në planin financiar duhet të keni kujdes dhe të mos shpenzoni pa kriter.