Horoskopi i datës 4 shtator 2019 nga Susan Miller

Dashi
Po kaloni një periudhë energjie intensive dhe do të përjetoni emocione të mëdha sot me partnerin tuaj. Mos e ktheni të kaluarën tuaj mbrapsht, nëse doni të shmangni zënkat e padobishme. Beqarët do të jenë shumë interesantë dhe do të kryejnë arritje të reja.

Demi
Mos u bëni shumë të ashpër sot dhe dëgjoni zërin e zemrës nëse doni të zbutni partnerin tuaj. Nëse jeni në çift, kjo është koha për ta formalizuar marrëdhënien tuaj. Beqarët do të takohen me njerëz të cilët me të vërtetë kanë vlera. Kushedi, Kupidi mund të gjuajë me shigjetën e tij!

Binjakët
Është parashikuar një ditë mesatare pozitive sot dhe është një kohë e favorshme për jetën sentimentale. Venusi do të mbrojë interesat tuaja. Projekte të rëndësishme duken në horizont për beqarët. Do të gjeni pak kohë për dashuri dhe do të angazhoheni me atë që pëlqeni.

Gaforrja
E mërkura është një ditë e qetë pa shumë të papritura, por do të ndërmerrni disa hapa të rëndësishëm në aspektin profesional. Lidhur me familjen, do të duhet ndihma juaj. Zemrat e vetmuara do të përballen me situata të vështira, një zhgënjim mund të thyejë zemrën e tyre.

Luani
Pamja astrale sot duket e mrekullueshme, por pas disa ditësh ulje dhe ngritjesh në dashuri, sot nuk do të jeni më në formë të përsosur. Beqarët duhet të përpiqen për të gjetur zgjidhjen e duhur për të shmangur thashethemet e panevojshme për shkak të një flirtimi.

Virgjëresha
Sot nuk e keni fare dëshirën për të ndarë sqarime me dashurinë tuaj, keni më shumë për të bërë se kaq. Jeta juaj nuk ka pse të jetë e zymtë dhe larg ndjesive të bukura. Sot do të jenë të favorizuara takimet për beqarët dhe shanse të mira për zgjidhjen e një çështje delikate.

Peshorja
Më në fund po ktheheni drejt lumturisë dhe do të gjeni qetësi më të madhe në dashuri sot. Ditët e kaluara nuk ishin pozitive, por tani kjo e sotmja do shkojë shumë më mirë. Beqarët do të jenë plot gjallëri dhe do të ndjejnë një vitalitet që do të tërheqë të gjithë botën drejt tyre.

Akrepi
Është një ditë e rëndësishme kjo për ndjenjat tuaja sot, teksa do ta gjeni veten duke zgjidhur problemet e dashurisë. Është koha për një konfrontim. Beqarët do të duhet të përpiqen për ta mbajtur larg dashurinë e kaluar në qoftë se ata duan të jetojnë mirë në të ardhmen.

Shigjetari
Me Hënën në shenjë, ditët e tua vazhdojnë të jenë pozitive. Edhe për sot dielli shkëlqen në jetën tuaj të dashurisë dhe çdo gjë është në rregull. Edhe për beqarët, yjet sigurojnë një ditë paqësore dhe të qetë. Kushtojani vetes argëtimit dhe mirëqenies së trupit tuaj.

Bricjapi
Sot do të ndiheni mjaft nervozë dhe problemet tuaja emocionale do t’ju bëjnë të përjetoni konfuzion. Ju keni qenë nën presion këto ditë, por është koha të liroheni. Për beqarët, kjo do të jetë një ditë joshjesh, por kërkimi i shpirtit binjak bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Ujori
Sot nuk do të jetë e lehtë për të realizuar të gjitha angazhimet dhe kjo do t’ju çojë në neglizhimin e disa aspekteve të jetës suaj private. Miqësi të reja dhe të dashuruar të rinj po dalin në skenë për beqarët që duan të fillojnë aventura të reja.

Peshqit
Do të shqetësoheni dhe do të humbisni toruan për gjëra të parëndësishme. Mos u ktheni në impulsivë nëse nuk doni të bëni ndonjë gabim të mëtejshëm me partnerin tuaj. Beqarët do të ndiejnë rrahje zemre për një person që deri më tani e kanë konsideruar një mik.