Horoskopi i datës 4 maj 2020
Dashi
Me mendjen e turbullt, mes fantazive të parealizueshme dhe projekteve të cunguara. Nëse kërkoni gjëra dhe është mirë që e bëni, mbështetja nuk do t’ju mungojnë. Sot, në veçanti do të ndieni mungesën e ndërmarrjes së veprimeve për të hyrë në lojë.
Demi
Planifikimi i mirë është shpirti i punës, sidomos kur ju duhet të merreni me çështje praktike, dhe, për t’i përmbledhur, të mërzitshme. Vishuni me ngjyra portokalli për të rënë në sy, dhe bëni mirë të shmangni të kuqen: nëse jeni të lodhur, bëheni agresiv.
Binjakët
Hëna e ëmbël tek shenja juaj ju bën të ndiheni të sigurt, të mbështetur nga Dielli, Saturni dhe Jupiteri. Do të shfaqni prova të mëdha miqësie dhe idealesh të përbashkëta me të njohurit. Do të tregoni gatishmëri drejt një kolegu, i cili po kalon nëpër një fazë të vështirë.
Gaforrja
Trinomi i formuar nga Dielli, Saturni dhe Jupiteri, që janë kundra, zbutet me kalimin e Hënës dhe kjo është arsyeja pse sot shkoni mirë me partnerin! Gjithashtu, do të jeni të qetë me miqtë dhe familjarët, ndaj gjeni pak kohë të lirë për të kaluar kohë në natyrë.
Luani
Hëna është në harmoni me shenjën tuaj dhe treshen Diell-Mërkur-Neptun, me të cilët keni marrëdhënie të mira. Shfrytëzojini pikat tuaja të forta. Me miqtë keni mirëkuptim të përkryer dhe kur dikush ju këshillon dëgjojeni me kënaqësi sepse çdo sugjerim hyn në punë.
Virgjëresha
Hëna përballë shenjës suaj është gjithmonë një burim keqkuptimesh dhe dhimbje koke, sidomos për ata që kanë pushtet ose për ata që duan të marrin pushtet. Një marrëdhënie pune po fillon që t’ju shtrëngojë: keni nevojë për të nxjerrë në pah cilësitë e juaja.
Peshorja
Hëna nuk ju sheh në mënyrë të drejtë, por e bën këtë pa të keq, por thjesht për të futur pak xhelozi që i zbut partnerët. Dielli-Saturni-Jupiteri në pozicion të mrekullueshëm, ju bëjnë të keni frymëzim romantik dhe të flisni e të lexoni për dashurinë.
Akrepi
Do jetë një ditë shumë e qetë dhe paqësore, e dobishme për ata që kanë punë të ngutshme për të bërë ose që duhet të bëjnë punime në shtëpi. Sot është i rëndësishëm edhe kontakti fizik: Me një ledhatim shprehni të gjithë thellësinë e ndjenjës ndaj partnerit.
Shigjetari
Të llastuar nga Plutoni dhe Urani, do të ndiheni të mbrojtur dhe do të keni nxitje për të dhënë më shumë. Do të jeni të frymëzuar me fjalë e dashurie që edhe një poet do t’i kishte zili. Hëna do të bëjë që të jeni të ndjeshëm dhe të qëndrueshëm e të lumtur në çift dhe me fëmijët.
Bricjapi
Hëna është e zbehtë, ndërsa planetet përreth saj vënë theksin tek shtëpia dhe burimet për ta zbukuruar atë. Në qendër të mendimeve të juaja keni familjen. Do të gëzoheni ndërsa do të takoni disa kolegë të juaj, ndërsa keni dalë shëtitje.
Ujori
Do të keni një ditë të këndshme të formuar nga planetet prezentë në shenjën tuaj dhe sidomos nga prania e Hënës krijuese dhe sensuale. Fjalë romantike, por jo vetëm: në çift do të komunikoni me shikime, përkëdhelje dhe gjeste dashurie.
Peshqit
Pozicioni i Hënës do të bëjë që të kërkoni më shumë liri nga familja. Veprime të caktuara janë të tepërta për një shpirt të lirë si juaji. Hendeku mes brezave, është domethënës dhe i dyfishtë, sepse ju, fëmijët e së ardhmes, kështu jeni gatuar.