Horoskopi i datës 4 janar 2020
Dashi
Arti dhe krijimtaria mund të jenë një mënyrë për të shprehur nervozizmin e shtypur që rrezikon të acarojë situatën aktuale në të cilën ndodheni. Duke qenë se sot keni kohë, përpiquni të bëni gjëra që ju çlodhin dhe ju ushqejnë mendërisht dhe shpirtërisht.
Demi
Një ditë e qetë për t’u relaksuar, ndoshta në shoqërinë e miqve më të afërt, është ajo që ju duhet për të marrë veten pas një jave të lodhshme pune, duke eliminuar çdo gjurmë stresi. Keni me të vërtetë shumë nevojë të harroni problemet e punës, të paktën për një ditë.
Binjakët
Falë këndit Hënë-Uran do përforconi fantazinë për t’u bërë sa më tërheqëse për partnerin tuaj. Një ditë vetëm për ju dhe gjysmën tuaj të dashur, ndani çdo moment, do jetë shumë argëtuese. Mos mendoni sot për të ardhmen, por shijoni momentin!
Gaforrja
Nëse kohët e fundit keni qenë pak të acaruar në familje dhe me të dashurin tuaj, atmosfera e ngrohtë e kësaj dite do të krijojë mundësinë të qetësoheni pak. Merrni iniciativën për të organizuar diçka ndryshe, pasi do të merrni shumë lëvdata.
Luani
Optimizmi dhe humori i mirë do ju shoqërojnë sot, ndërsa do përpiqeni të mos acaroheni nga kritikat që ju bëjnë të tjerët. Do të tregoni vetëkontrollin tipik të një Luani! Përpiquni të ndërmerrni një udhëtim të këndshëm me miqtë, apo me gjysmën tjetër.
Virgjëresha
Edhe pse dikush është treguar shumë pak besnik ndaj jush, jeni gati të harroni dhe ta falni, nëse është penduar me të vërtetë. Hapni sytë! Me Hënën që kalon tek Binjakët, nuk do arrini të gjeni paqe asnjë minutë të vetme. E gjithë dita ju gjen në lëvizje.
Peshorja
Duke qenë se angazhimet nuk ju lënë shumë kohë në dispozicion, prisni me padurim ta ktheni një të ditë të thjeshtë në një ditë speciale. Nuk mund t’i thoni “jo” një të afërmi që ju kërkon një ndihmë të vogël, e cila shumë shpejt do t’ju shpërblehet.
Akrepi
Pasi të keni përfunduar disa çështje me rëndësi, do ju mbetet pak kohë për aktivitetet tuaja të preferuara. Sidoqoftë, më mirë pak se aspak. Mësoni të organizoni ditën tuaj më mirë, në vend që të lini çdo gjë për në momentin e fundit.
Shigjetari
Për të shmangur diskutimet e gjata, të paktën një herë lejoni partnerin tuaj të vendosë për programin e ditës. Mund ta lini t’ju drejtojë dhe mos u tregoni shumë të rreptë. Do e shihni që do arrini të qetësoheni edhe ju, edhe partneri do të kënaqet. Dashuria bazohet në tolerancë.
Bricjapi
Për shkak të Merkurit në mosmarrëveshje me Uranin, ndoshta nuk do t’i shfrytëzoni mirë energjitë tuaja dhe do ndjeheni pak të postuar dhe shumë të lodhur. Nëse keni nevojë të çlodheni, gjeni një justifikim për të qëndruar larg personave të padëshiruar.
Ujori
Jeni shumë aktivë dhe mund të bëni shumë gjëra, falë ndihmës së trekëndëshit hënor. Nuk është momenti për t’u tërhequr pas dhe të rrini në heshtje. Dikush kërkon ndihmën tuaj? Mos refuzoni dhe jepni më të mirën e mundshme, përfshirë edhe idetë tuaja.
Peshqit
Të papriturat e sotme mund t’ju detyrojnë të ndryshoni axhendën e ditës. Por në fund, ndoshta do zbaviteni më shumë seç e parashikonit. Përpiquni ta ktheni programin në avantazhin tuaj, të paktën aty ku mundeni. Është sekreti për t’ia dalë mbanë.