Horoskopi i datës 4 gusht 2019 nga Susan Miller
Dashi
Kujdes me ato qe do thoni në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite sepse atmosfera mund të tensionohet nga momenti në moment. Mos e prishni harmoninë me dorën tuaj. Beqarët do jenë mjaft impulsive dhe do bëjnë gabime në zgjedhjen e personit të duhur.
Demi
Jeta juaj sentimentale nuk do të ketë asnjë problem sot, megjithatë mundohuni ta surprizoni me tepër partnerin. Beqarët do kenë disa propozime për të krijuar një lidhje, por do tregohen të matur. Dilni disa kohë me ta pasi duhet t’i njihni më mirë para se të vendosni.
Binjakët
Jeta e çifteve do jetë e ekuilibruar gjatë kësaj dite. Do jeni të sjellshëm me njëri-tjetrin dhe do i respektoni mendimet. Beqarët do ndihen më mirë falë ftesave që do ju bëhen për të dalë. E dini vetë çfarë do bëni më tej. Klima në planin financiar do jetë e trazuar dhe delikate.
Gaforrja
Ata që janë në një lidhje do kalojnë një ditë me debate dhe tension. Do konfliktoheni me partnerin mbi një temë delikate dhe nuk do jeni aspak të qetë. Beqarët do i marrin gjërat shtruar dhe nuk do të jenë në gjendje të kristalizojnë idetë.
Luani
Do keni shumë nevojë të dashuroheni në mënyrë pasionante me atë që keni në krah sot dhe dëshira do t’ju plotësohet. Më në fund do merrni frymë lirisht dhe do bëni atë që ndjeni. Beqarët nuk do kenë fat, por kjo nuk do të thotë që të mos ëndërroni për personin e zemrës.
Virgjëresha
Jeta juaj sentimentale do kalojë një fazë paksa delikate gjatë kësaj dite. Do keni mosmarrëveshje me partnerin mbi tema te nxehta. Kujdes! Mundohuni të tregoheni pak më të kuptueshëm. Bëni shumë kujdes me shpenzimet gjatë kësaj periudhe!
Peshorja
Hëna do e përkeqësojë klimën në jetën tuaj sentimentale dhe do ju shtyjë të tregoheni kërkues ndaj atij që keni në krah. Nëse partneri do jetë me humor të mirë gjërat do përmirësohen shpejt, në të kundërt do përballeni me mosmarrëveshje të mëdha.
Akrepi
Sot, partneri do tregohet i gatshëm dhe do t’jua bëjë qejfin në çdo moment në mënyrë që ju të ndiheni më së miri. Beqarët, me shumëe gjasa do konsiderojnë një person të panjohur si shpirtin binjak. Në planin financiar do merrni iniciativa për ta përmirësuar situatën.
Shigjetari
Të dashuruarit duhet të përgatiten për emocione të mëdha gjatë kësaj dite. Yjet do ju rezervojnë surpriza të mëdha dhe shpeshherë do ju duket vetja sikur jeni në ëndërr. Beqarët pritet të kenë një takim vendimtar. Në planin financiar do keni fat dhe do shpenzoni pa u shqetësuar për ato që keni menduar.
Bricjapi
Nëse jeni ne çift mos u “hakmerreni” me partnerin për disa debate te vjetra sepse do e prishni menjëherë atmosferën qe është krijuar. Lëreni pas të shkuarën dhe mendoni vetëm për të ardhmen. Nëse jeni ende vetëm, sot do jeni të shpërqëndruar dhe nuk dini çfarë të bëni më parë.
Ujori
Do i kushtoni shumë vëmendje sot atij që keni në krah dhe do kaloni momente të mrekullueshme pranë tij. Beqarët do të jenë seduktivë dhe do flirtojnë pa pushim. Ne planin financiar do përballeni me problemet që keni pasur dhe do do përpiqeni të gjeni zgjidhje.
Peshqit
Mos u tregoni shumq indiferentq ndaj personit të zemrës, sepse jo vetëm qe ai mund të mërzitet, por as vetë nuk do ndiheni mirë. Toleroni më tepër! Beqarët pritet të takojnë një person interesant me teë cilin ja vlen të krijosh një lidhje. Përfitoni!