Horoskopi i datës 4 dhjetor 2019
Dashi
Ditë e madhe kjo e sotmja për ata që synojnë të formalizojnë një marrëdhënie. Asnjë lajm tjetër nuk mund të jetë më i këndshëm për partnerin. Për beqarët, rastësitë me fat po vijnë dhe dëshira për të patur dikë pranë do të realizohet. Ndërkohë, financat janë të përkryera.
Demi
Çështjet e zemrës sot mund të jenë të komplikuara dhe disa grindje me partnerin janë ende ekzistente. Për të ruajtur marrëdhënien tuaj, për fat të mirë, mirëkuptimi shfaqet ndër yje. Beqarët do të kenë bukuri dhe nuk do të kalojnë pa u vënë re. Dikush po duket në horizont.
Binjakët
Çiftet mund të përforcojnë një marrëdhënie që përpiqet të kuptojë nevojat e njëri-tjetrit. Pushimet, megjithatë, janë një mundësi e shkëlqyer për të qenë më mirë. Beqarët do të jetojnë një ditë veçanërisht të lumtur dhe do të takohen me njerëz të mirë.
Gaforrja
Nëse jeni çift, do të jetoni një ditë pa pengesa dhe do të gëzoni një gjendje të mirë fizike dhe mendore. Vëmendja juaj dhe shqetësimet tuaja do të shmangin shumë keqkuptime. Zemrat e vetmuara do të gëzohen nga ftesa e një personi i cili duket se u ka rrëmbyer vëmendjen.
Luani
Prania e Marsit dhe Jupiterit në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë ta sqaroni zemrën tuaj dhe të ndani ndjenjat. Mos merrni pozicione të kota dhe të ngrini paragjykime të panevojshme. Kush është i vetëm, do të luftojë përpara se të gjejë personin që do t’i marrë zemrën.
Virgjëresha
Venusi ju ndihmon për të ndrequr gabimet e bëra dhe madje edhe marrëdhëniet afatgjata do të jenë në gjendje të kthehen. Ju do të jeni më mirë në të kuptuarit dhe tolerancën me partnerin tuaj. Zemrat e vetmuara do të jenë në gjendje të jetojnë një ditë emocionuese.
Peshorja
Sot, një shqetësim i dukshëm me të dashurin do të largohet. Përdorni të gjitha strategjitë për ta thyer këtë mur të padukshëm, inati nuk është për ju. Beqarët do të luftojnë për të rënë në dashuri dhe në një të ardhme të afërt, do të triumfojnë.
Akrepi
Lëreni egon tuaj mënjanë dhe lëreni edhe gjysmën tuaj që të ketë hapësirat e saj, përndryshe ju do jeni të padurueshëm edhe në sytë e partnerit. Zemrat e vetmuara mund të bëjnë takime mbresëlënëse, ndaj përgatituni për goditjen e Cupidit.
Shigjetari
Nëse keni pasur probleme me të dashurin tuaj, sot ju mund të rifilloni dialogun dhe të sqaroni ndonjë keqkuptim. Shumë prej jush do të ndajnë interesa të përbashkëta. Beqarët do të jetë intrigues dhe do të takohen me njerëz me të cilët të ndajnë interesa dhe pasione të njëjta.
Bricjapi
Shumë bricjapë do të jenë të prirur për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për jetën e tyre në çift. Dikush do të zgjedhë ta formalizojë lidhjen, duke marrë hapa të mëdhenj. Beqarët do të ndjejnë dëshirën për të takuar njerëz me të cilët do të krijojnë marrëdhënie të qëndrueshme.
Ujori
Do të jeni në gjendje për të arritur një marrëveshje me partnerin tuaj; do të qëndroni larg nga emocionet negative dhe do të jeni shumë të lumtur. Elegante dhe interesante, zemrat e vetmuara sot mund të takojnë një mik shpirti, i cili është po a qi pazakontë sa ju.
Peshqit
Një ditë qetësie edhe për çiftet më grindëse, horoskopi njofton harmoninë edhe për zemrat e vetmuara. Magjia e mirëkuptimit dhe tolerancës nuk mund t’ju linte edhe juve indiferentë. Beqarët mund të goditen nga goditjet rrufe të dashurisë dhe nga takimet fatale.