Horoskopi i datës 30 dhjetor 2019
Dashi
Brenda vetes keni forcën e dashurisë. Të qëndrueshëm dhe mendimtarë, do të jeni të aftë për të shprehur veten dhe të projektoni plane drejt së ardhmes. Do të flisni me butësi dhe delikatesë dhe kjo do t’ju bëjë shumë sharmantë në komunikimin e përgjithshëm.
Demi
Neptuni dhe Jupiteri nuk janë në anën tuaj dhe këtë duhet ta pranoni. Planetët e tjerë ruajnë paanshmërinë, por duke ju dhënë mbrojte në angazhimet që keni. Bashkëveprimi i Plutonit, Saturnit dhe Uranit do të ndikojnë më së miri në shëndetin e juaj.
Binjakët
Nuk do të jeni në jeni në humor të mirë. Planetët nuk i keni në favor, ndërsa perceptimet dhe fantazitë ju nxjerrin jashtë rrugës së qëllimit kryesor. Rreziku në dashuri është të synoni për shumë lartë, sidomos nëse jeni ende beqarë.
Gaforrja
Udhëtime dhe lëvizje të shumta do t’ju gjallërojnë ditën. Gjithçka që mund të bëni me miqtë apo familjarët do të jetë shumë argëtuese. Partneri është kokëfortë dhe tekanjoz, tregoni diplomaci duke u treguar mendjehapur dhe aprovues kur ka të drejtë.
Luani
Plutoni dhe Saturni ju japin frymëzim krijues dhe ju mundësojnë udhëtime në brendësi të shpirtit. Do t’ju vijnë mesazhe romantike nga larg. Do të keni harmoni në vendin e punës. Nuk do të keni rivalitet me kolegët, pasi do të mbizotërojë shpirti i skuadrës.
Virgjëresha
Mosmarrëveshjet në familje në mëngjes do të zgjidhen nga pasditja, falë dashurisë, por edhe Hënës që zhvendoset. Paqja do të nënshkruhet para një bisede të këndshme, me ngjyra të ndezura ashtu siç e keni edhe karakterin, të gëzueshëm.
Peshorja
Gjatë gjithë mëngjesit do të jeni të ngarkuar me shumë projekte dhe do të bëni shumë punë, por pa arritur rezultatin e dëshiruar. Por nga ana tjetër mbrëmja do të jetë e qetë, ndërsa Mërkuri nxit një miqësi që të kthehet në diçka më shumë.
Akrepi
Dita nis pak me plogështi, por bashkëveprimi i planetëve do të bëjë që t’ju rikthehet humori gjatë pasdites. Me partnerin do të keni harmoni. Edhe këtë herë do të mbyllni një sy ndaj disa problemeve të partnerit.
Shigjetari
Mëngjesin do ta keni të zënë më punë, fitime dhe shpenzime, por duke filluar nga orët e pasdites, me ndikimin e Venusit, çdo gjë do të ndryshojë. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë apo vetëm me partnerin.
Bricjapi
Do të keni romancë dhe krijimtari me Diellin dhe trion Mars-Venus-Jupiter që ju mbështesin. Duke ndjekur intuitën nuk mund të gaboni. Partneri dhe miqtë do t’ju kushtojnë vëmendje të veçantë dhe ju ndjekin në ato që ndërmerrni.
Ujori
Është e drejtë shprehja që thotë se puna të ngushëllon. Sidomos kur ndërmerr veprimtari krijuese, që ju e pëlqeni dhe ju jep kënaqësi. Kushtojini rëndësi edhe kohës së lirë, duke u marrë me gatime, vallëzim ose gjëra të tjera që ju pëlqejnë.
Peshqit
Disa dëshira dhe ndjenja që do t’i mbani të kyçura, sidomos kur flitet për ata që zemrën nuk e kanë plotësisht të lirë. Do të ketë dashuri platonike dhe të pashprehura për beqarët, shumë të ndrojtur apo të pasigurt për t’u shprehur. Por kur guxon, fati të ndihmon.