Horoskopi i datës 3 tetor 2019

Dashi
Lidhja juaj do përforcohet mjaft gjatë kësaj dite dhe do kaloni momente të bukura me atë që keni në krah. Edhe pse të shumtë do jenë personat që do mundohen t’ju prishin planet, nuk do ia arrijnë dot. Ju gjithmonë triumfoni!

Demi
Ata që janë në një lidhje prej kohësh do ndihen të lumtur dhe të plotësuar sot. Në planin financiar do keni disa vështirësi gjatë ditës, por do zgjidhen shumë më shpejt sesa mendonit. Mos u stresoni sepse nuk ka asgjë që nuk zgjidhet.

Binjaket
Edhe pse në çift nuk do ju mungojë aspak liria për të bërë atë që dëshironi përsëri nuk do të bëni asgjë pa folur më parë me partnerin tuaj. Beqarët do të kalojnë një ditë të bukur, plot emo Situata financiare do jetë shumë e qëndrueshme.

Gaforrja
Sektori i dashurisë do jetë plot ngjyra gjatë kësaj dite. Do keni surpriza të njëpasnjëshme me atë që keni në krah dhe do ia kaloni më së miri me njëri-tjetrin. Plutoni do jete planeti që do e konsolidojë sektorin e financave dhe çdo gjë do shkojë më së miri në këtë plan.

Luani
Ditë mjaft e turbullt sot për jetën sentimentale të çifteve. Do keni debate të shumta me partnerin dhe nuk do arrini dot t’iu gjeni zgjidhje menjëherë. Nga ana tjetër, beqarët do të kalojnë një ditë të qetë, duke njohur persona të rinj.

Virgjëresha
Klima për jetën sentimentale të çifteve do jetë mjaft e ngrohtë sot. Do i shihni gjërat me kthjelltësi dhe do mendoni edhe për të ardhmen. Rrjedha e jetës suaj do ndryshoje përfundimisht dhe ngadalë do të hyni në një epokë të re.

Peshorja
Është e kotë të mundoheni të ruani harmoninë në çift sot sepse partneri do jetë i acaruar dhe nuk do ndalet së shprehuri çdo kritikë. Mos e shqetësoni sot! Në planin financiar do jeni më të gatshëm se kurrë të merrni masa strikte.

Akrepi
Ka shumë mundësi që t’ju sillet nëpër mend ideja e një ndarjeje të mundshme sot, pasi mosmarrëveshjet në çift janë bërë të padurueshme, por shumë shpejt partneri do të dijë si t’ju rifitojë zemrën. Situata financiare do vijë duke u përmirësuar.

Shigjetari
Çiftet do fillojnë të mendojnë për projekte të përbashkëta sot. Kjo do iu afrojë edhe më shumë me njëri-tjetrin. Beqarët do të ndihen në qiellin e shtatë me personin që pëlqejnë. Plutoni do iu mbrojë financat dhe nuk do ju lejojë të shpenzoni pa u menduar.

Bricjapi
Jeta sentimentale e çifteve do jetë e ekuilibruar gjatë kësaj dite. Për disa priten edhe të merren vendime të rëndësishme mbi të ardhmen. Financat në përgjithësi do jenë të mira, megjithatë për investimet e mëdha duhet pritur edhe pak kohë më tepër.

Ujori
Falë mbështetjes së Jupiterit dhe Neptunit, marrëdhënia në çift do jetë e shkëlqyer gjate kësaj dite. Do i lini pas mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do mendoni vetëm mbi të ardhmen. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe shumë të mëdha.

Peshqit
Dita do fillojë paqësisht për çiftet, por në orët e drekës gjithçka do ndryshojë. Kujdes! Planetët nuk do ndikojnë fare tek situata financiare, prandaj nëse nuk doni probleme menaxhojini me kujdes të ardhurat.