Horoskopi i datës 3 nëntor 2019
Dashi
Me pozicionimin e Hënës në lidhje me Neptunin, t’i riktheheni punës në zyrë, sidomos në fundjavë nuk do të jetë e lehtë. Do të donit të ishin plotësisht në një vend tjetër dhe kjo bie në sy. Më mirë të mos shpërqendroheni nga gjëra të ndryshme dhe të përpiqeni të jeni praktik.
Demi
Do të jetë një ditë më e qetë se e mëparshmja, por jo e mërzitshme. Jepini për të çuar përpara atë që keni nisur me entuziazëm. Kudo përreth jush do të gjeni një terren shumë frymëzues i cili ju ndihmon të zbatoni edhe projektet tuaja më ambicioze.
Binjakët
Do t’i ndani idetë e juaja me të tjerët dhe to të merrni miratime nga ata që i vlerësoni. Dhe mos u shqetësoni, askush nuk do të ankohet, nëse lini mënjanë ndonjë hollësi me pak rëndësi. Miqësi për t’i forcuar apo për t’i rizbuluar shfaqen përpara jush, ndoshta edhe takime të rëndësishme.
Gaforrja
Një çështje me disa paqartësi ju vë pak në vështirësi dhe për t’u çliruar nga dyshimet duhet të përdorni të gjithë vullnetit tuaj. Parapëlqeni persona të prerë dhe të drejtpërdrejtë, edhe pse për fat të keq jo të gjithë janë kështu.
Luani
Të besoni më shumë te vetja, do t’ju ndihmojë të arrini rezultate edhe më domethënëse, qoftë në lidhje me punët e juaja, qoftë në lidhje me njerëzit. E dini mirë se njerëzit nuk gjykohen nga paraqitja, por me një prezantim të mirë do të jeni vërtet në formën e juaj më të mirë!
Virgjëresha
Mos lejoni që ndonjë dyshim i vogël t’ju ndryshojë mendjen, nëse ishit të sigurt në rrugëtimin tuaj dhe keni planifikuar gjithçka me kujdes. Mos u ngadalësoni ose do të humbisni avantazhin. Ecni përpara në rrugën tuaj, pa u shpërqendruar.
Peshorja
I keni besuar një personi që e keni njohur së fundmi dhe tashmë jeni të zhgënjyer nga sjellja e tij jo shumë korrekte. Mos e ndërlikoni më tej situatën, mos e prishni ditën dhe pranoni çdo pasojë. Mendoni se një pjesë e fajita është edhe e naivitetit tuaj.
Akrepi
Më mirë të mendoni fillimisht për detyrat dhe pastaj për kënaqësitë, ose mund të përfshiheni në situate të vështira në aspektin profesional dhe jo vetëm. Me personin e zemrës bëni kujdes, kushtojini më shumë vëmendje dhe dashuri.
Shigjetari
Dita nis mirë, falë pozicionimit të Hënës te Peshqit. Ndjeshmëria juaj do t’ju ndihmojë për të bërë zgjedhjet më të thjeshta, por edhe ato të duhurat. Bëji kujdes ndaj afateve të fundit të muajit dhe ndaj mesazheve të rëndësishme që mund të kalojnë pa u vënë re.
Bricjapi
T’ia nisësh me këmbë të mbarë është thelbësore, nëse ndërmerret një histori e re. Por ju e keni mendjen gjetiu dhe nuk dini mirë se çfarë të vendosni. Të merrni një vendim për diçka, ju duket e pamundur në këtë moment. Nuk ju mbetet tjetër veçse të prisni.
Ujori
Gjeni pak kohë për personin që doni, përpiquni të keni dialog. Do të jetë mënyra më e mirë për të tejkaluar ndonjë tension të mundshëm. Ka shtytjen emocionale të duhur, edhe rezultatet mund të mos jenë në lartësinë e duhur.
Peshqit
Vështirësi të vogla plotësisht të papritura do t’ju shkaktojnë pak probleme, edhe pse e dini t’i përballoni shumë mirë me kokën lart. E keni lumturinë shumë afër, prandaj mos lejoni që asgjë dhe askush, të mos ua marrë!