Horoskopi i datës 3 mars 2020

Dashi
Punoni fillimisht në ekip që më pas të mund të vazhdoni individualisht. Jini të hapur për të marrë sugjerime nga vizionarët. Në fillim, këshillat e tyre nuk do t’i besoni, por shumë shpejt do t’i vini në zbatim dhe do t’ju hyjnë në punë.

Demi
Ju keni dëshirë të keni siguri financiare, por nuk mund ta fitoni nëpërmjet një pune që ju bën të ndiheni të mjerueshëm. Nëse do të rritni të ardhurat tuaja, duhet të bëni punën që doni. Ju do të jeni të suksesshëm kur të zhyteni plotësisht në punën tuaj.

Binjakët
Mos e dëgjoni kritikun tuaj të brendshëm. Ai kurrë nuk do t’ju inkurajojë që të ndërmerrni një rrezik. Rruga e sigurt është bërë e mërzitshme. Dëgjoni një impuls për një sipërmarrje në një territor të panjohur. Ju do të përjetoni disa shqetësime përgjatë rrugës, por këto shqetësime do të jenë të dobishme.

Gaforrja
Përshtatuni në një lidhje për të shmangur katastrofën. Flisni me të dashurin për nevojat e tij. Mos ecni me hamendësime dhe mbi të gjitha, rezistojini tundimit për të jetuar një marrëdhënie platonike. Kërkoni një person të suksesshëm që admiron natyrën tuaj të dhembshur dhe ndjenjën e humorit.

Luani
Dëshira për pushtet dhe status mund t`ju nxjerrë jashtë kontrollit. Uluni dhe vlerësojeni situatën. Dëgjoni me kujdes shqetësimet, pyetjet dhe ankesat e njerëzve. Kuptimi i sfidave do të ndryshojë mendjen tuaj. Gjëja e fundit që dëshironi është që të fajësoheni për diçka që nuk e keni shkaktuar ju.

Virgjëresha
Nuk ju pëlqen të nxiteni nga njerëz që mendojnë se dinë më shumë se ju. Sa më shumë t’i rezistoni përpjekjeve të tyre për të përmirësuar performancën tuaj, aq më shumë do të vazhdojnë kritikat. Ndalojini zënkat dhe bëni paqe dhe gjeni një zgjidhje të mesme.

Peshorja
Mjaft me argëtim! Njerëzit presin që ju të përmbushni përgjegjësitë tuaja. Është shumë më mirë t’i japësh kolegëve, të afërmve dhe miqve mbështetjen që ata meritojnë. Faturat e papritura do t’ju detyrojnë të menaxhoni më mirë buxhetin tuaj dhe gjetja e një burimi shtesë të të ardhurave mund të lehtësojë presionin.

Akrepi
Një i afërm i cili këmbëngul që të ndiqni këshillën e tij nuk është gjë tjetër veçse një dhunues. Ndaloni së u hedhuri në veprim pas çdo komande të këtij njeriu. Do të ndiheni shumë më mirë sapo të filloni të dëgjoni instinktet tuaja. Mos diskutoni shumë rreth planeve tuaja.

Shigjetari
Është e vështirë të vini idetë tuaja në punë pasi kolegët nuk ju marrin seriozisht. Edhe kur keni ide të mira, i bëni ato të tingëllojnë si shaka. Dduhet të keni një qëndrim më të disiplinuar ndaj punës suaj. Më mirë akoma, nisni një projekt vetëm. Ndjekja e rrugës së pavarur do t’ju lejojë të përqendroheni plotësisht në qëllimet tuaja.

Bricjapi
Kini parasysh që mund të kënaqeni edhe pa shumë shpenzime. Bëni një dush, një sy gjumë ose lexoni një libër të mirë. Paqja dhe qetësia do të jenë relaksuese. Mos bini në dashuri me dikë që është zemërthyer. Do t’ju bëjë të ndiheni keq. Shikoni për një partner që dëshiron të ndërtojë një jetë të begatë me ju.

Ujori
Refuzimi profesional është një bekim i fshehur. Në vend që të ndiqni një linjë pune për para, kthejeni vëmendjen tuaj në llojin e punës që doni të doni. Kjo mund të përfshijë mësimin e një tregtie, të qenin praktikant ose zënien e një pozicioni të brendshëm në një kompani.

Peshqit
Kur nuk keni ndonjë gjë të mirë për të thënë, heshtni. Ankesat dhe kritikat do t’ju kthehen si boomerang. Është gjithashtu e rëndësishme të shmangni thashethemet, pasi kjo do t’i bëjë njerëzit t’ju shohin si mosbesues. Kalimi i kohës me veten do të zbulojë disa pakënaqësi të fshehura.