Horoskopi i datës 3 maj 2020

Dashi
Të dashuruarit do kalojnë një ditë të mbushur me debate. Xhelozia do të dominojë këtë të diel. Beqarëve u duhet ende të presin për të gjetur personin që kanë ëndërruar. Në planin financiar do jeni me fat.

Demi
Nëse doni që lidhja juaj në çift të shkojë më së miri, duhet t’i shtoni dozat e fantazisë. Provoni gjëra të reja për ta larguar sa më parë rutinën “vrastare”.

Binjakët
Ditë e mbushur me të papritura kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë dhe të mos nxitoheni të merrni vendime.

Gaforrja
Në jetën tuaj në çift nuk do ketë debate, por as risi nuk priten. Merrini gjërat si t’ju vijnë dhe lëreni veten sa më të lirë. Beqarët do kenë opsione pa fund, por asnjeri prej personave nuk do ngjasojë me atë që ata kanë në mendje.

Luani
Pritet që kjo ditë të jetë e mirë për ata që janë në një lidhje. Do jeni më të qartë për atë që doni të bëni në të ardhmen dhe do merrni vendime. Partneri/ja do e respektojë mjaft mendimin tuaj.

Virgjëresha
Më në fund do e gjeni qetësinë dhe ngrohtësinë ju që jeni në një lidhje. Do kujdeseni më tepër për partnerin/en dhe do e surprizoni atë nga momenti në moment.

Peshorja
Ata që janë në një lidhje mund të debatojnë për çështje parash gjatë kësaj dite dhe ka rrezik të marrin vendime përfundimtare. Kujdes! Beqarët do lëvizin çdo gur që të mundin për ta gjetur personin e përshtatshëm.

Akrepi
Dita e sotme do jetë shumë e paqëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Nuk do bini aspak dakord me ato që do ju thotë partneri/ja dhe do këmbëngulni që të dalë e juaja.

Shigjetari
Ditë mjaft pasionante kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Partneri/ja do kujdeset që ju të ndiheni si mbi re. Jupiteri do të mbrojë gjithë kohës të ardhurat.

Bricjapi
Jeta në çift nuk do jetë shumë e qetë gjatë kësaj dite. Mundohuni të flisni hapur me partnerin/en dhe të mos e humbisni për asnjë çast komunikimin.

Ujori
Personat që janë në çift do ndihen paksa të vetmuar gjatë kësaj dite. Partneri/ja do jetë i ngarkuar me punë dhe nuk do kenë kohë të qëndrojë me ta.

Peshqit
Ata që janë në një lidhje do kenë rivalitet të fortë sot kështu që duhet t’i kushtojnë vëmendje me tepër personin që kanë në krah. Mos lejoni që dikush tjetër t’ua rrëmbejë atë nga duart.