Horoskopi i datës 29 qershor 2020
Dashi
Për momentin, po përjetoni një moment rënieje, pasi jeni të pavendosur lidhur me projektet dhe propozimet e reja. Nuk arrini që të kuptoni se cila situatë mund të jetë më e favorshme për ju dhe kjo gjë bën që të humbni kohë. Ndonjë zgjidhje më shumë, mund të ofrohet nga bisedat me miqtë dhe të afërmit.
Demi
Lodhja do të ndihet shumë gjatë kësaj të hëne. Zakonisht jeni ju që i mbushni me energji të tjerët, por kësaj radhe do të kërkoni ndihmën e tyre. Pa diskutim ky nuk është momenti për t’u mbështetur në familjen ose në raportin tuaj në çift. Këshillohet që debatet e ndezura t’i shtyni për një moment tjetër.
Binjakët
Pasioni është një element thelbësor për të qenë mirë. Për këtë arsye kush është vetëm apo ka përjetuar një krizë, duhet të mendojë për rëndësinë që kërkon një raport dashurie. Venusi do të ketë ndikim tranzit pozitiv në shenjën tuaj, duke përmirësuar fushën e ndjenjave dhe duke stimuluar takimet e reja.
Gaforrja
Parashikohet një ditë tejet pozitive, siç e dëshironit, duke qenë se jeni ndjerë të lodhur, nervoz dhe të pakënaqur në dashuri. Shumë prej jush shpesh janë përqendruar në punë, kur në fakt fusha e ndjenjave ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër. Kush ka ndërprerë një histori dashurie, mund të pendohet.
Luani
Pranvera nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për ju, sidomos në sferën sentimentale. Keni pasur tensione në historitë e lindura së fundmi, por edhe lidhjet afatgjata nuk bëjnë përjashtim. Java do ju ofrojë mundësinë për të kuptuar se çfarë dëshironi vërtetë në dashuri.
Virgjëresha
Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm në dashuri, për shkak se mund të lindin pakënaqësi dhe keqkuptime. Nëse jeni të dyzuar mes dy lidhjeve, ose keni pranë një person që nuk është shumë i ekuilibruar, është shumë e thjeshtë që të përfundoni në konfrontime.
Peshorja
Parashikohet një ditë interesante dhe mjaft pozitive, ku dashuria do të ketë vëmendjen kryesore. Shumë prej jush kanë kaluar kriza të forta, por situata do të përmirësohet. Yjet favorizojnë udhëtimet dhe takimet.
Akrepi
E hëna do të jetë e mbushur me shumë gjëra për të bërë, për pasojë do të ketë edhe tensione. Do të hasni në ngadalësime lidhur me projekte të punës. Vetëm në mes të javës, Venusi do të largohet nga shenja juaj, duke përmirësuar situatën. Për momentin këshillohet që të mos lodheni shumë.
Shigjetari
Më në fund do të kaloni disa momente relaksi, duke rigjetur energjinë tuaj. Nëse dikush ka tentuar që të përfitojë prej jush do të dini si të përgjigjeni, duke vendosur përfundimisht barrierat e duhura. Dashuria është një aspekt i cili do t’ju tërheqë vëmendjen gjatë gjithë ditës.
Bricjapi
Keni kaluar ditë jo shumë të mira, të mbushura me dyshime të forta, por gjërat do të ndryshojnë pozitivisht, ku do të kuptoni se çfarë është më mirë të bëni. Puna do të jetë problem, ku do të përballeni me situata të vështira për t’u menaxhuar. Dashuritë e konsoliduara do të vijojnë, ndërsa ata që janë vetëm, mund të kenë një njohje interesante.
Ujori
Parashikohet një ditë mjaft negative, ku shumë prej jush do të kenë një situatë stresuese, ndoshta për shkak të jetës së tyre. Takimet nuk do të jenë aspak të kënaqshme, ku do të ketë tensione familjare në shumë raste. Rikuperimi në dashuri, do të nisë nga java e ardhshme.
Peshqit
Do të tregoheni tejet indiferent ndaj kujtdo që do të tentojë që t’iu thotë se çfarë duhet të bëni. Ju pëlqen që të veproni vetëm në mënyrë të pavarur duke i besuar intuitës, e cila zakonisht nuk ju tradhton. Dashuria mund të përballet me disa momente krize.