Horoskopi i datës 29 gusht 2019 nga Susan Miller
Dashi
Gjëja e fundit që dëshironi sot është një ditë stresi dhe plot dilema. Përpiquni ta jetoni këtë ditë në maksimum dhe të shpenzoni shumë në argëtim. Mos e privoni veten nga kënaqësitë e jetës, as nga mendimet e të tjerëve.
Demi
Bëni një shëtitje të gjatë për hir të shëndetit tuaj. Kontrolloni shpenzimet tuaja dhe përpiquni të mos jeni tepër bujar më shumë sesa duhet. Stili i jetesës suaj mund të shkaktojë tensione në familje, ndaj është mirë të përgatiteni.
Binjakët
Një udhëtim i papritur mund të jetë i mundimshëm, i cili do t’ju bëjë të mërzitur. Dikush me të cilin jetoni do të mërzitet nëse e keni shpërfillur së fundmi. Armiqtë e fshehtë do të jenë të etur për të përhapur thashetheme rreth jush.
Gaforrja
Një ribashkim me një mik të vjetër do të ndriçojë gjendjen tuaj shpirtërore. Shpenzimet e papritura mund të shkaktojnë presion financiar. Problemet do të jenë të pranishme edhe në punë, në sajë të temperamentit tuaj shpërthyes.
Luani
Sot është një ditë e mirë për të ndjekur interesin tuaj shpirtëror. Shpenzimet rriten, por rritja e të ardhurave gjithashtu është e mirë. Është koha e duhur për sukses dhe lumturi falë përpjekjeve tuaja dhe mbështetjes së dhënë nga personat e dashur.
Virgjëresha
Ditë e mirë për rekreacion dhe argëtim. Nëse merreni me biznes tregoni më shumë vëmendje ndaj shpenzimeve të panevojshme. Do të kaloni një pasdite të këndshme me partnerin tuaj dhe do ta vlerësoni shumë prezencën e tij.
Peshorja
Disa probleme të fjetura do të shfaqen duke sjellë presion mendor dhe stres. Tendenca juaj për t’i lënë gjërat pas dore do të sjellë zhgënjim, por megjithatë kjo periudhë kalimtare do t’i lërë vendin kënaqësisë.
Akrepi
Të gjitha investimet duhet të bëhen me kujdes të madh. Nuk favorizoheni në këto momente për të ndërmarrë aventura të rrezikshme veçanërisht kur këtu përfshihen edhe paratë. Jeta sentimentale është në ditë të lumtura.
Shigjetari
Hapat e guximshëm dhe vendimet kurajoze do të sillnin shpërblime të favorshme. Sot është një nga ato ditë kur gjërat në dashuri nuk do të lëvizin ashtu siç dëshiron, por mos u shqetësoni pasi shumë shpejt do të lindë dielli.
Bricjapi
Shmangni argumentet dhe konfrontimet e panevojshme me të tjerët. Nuk është një ditë shumë e mirë për çështjet e dashurisë. Me pak mirëkuptim dhe tolerancë dita do të kalojë pa probleme në të gjitha aspektet.
Ujori
Kujdesuni për mirëqenien tuaj përndryshe gjërat mund të marrin një kthesë për keq. Çështjet në pritje bëhen më të zymta dhe shpenzimet më të mëdha. Për më shumë paqe mendore, merruni me sport dhe aktivitete që ju ngjallin interes.
Peshqit
Pasiguria në lidhje me financat do të krijojë tensione në mendjen tuaj. Shmangni një hap të nxituar në dashuri. Nëse një punë nuk ju sjellë kënaqësi shpirtërore, hiqni dorë prej saj tani që nuk jeni shumë vonë.