Horoskopi i datës 28 korrik 2019 nga Susan Miller
Dashi
Nëse jeni ende beqarë, ndoshta do të krijohen kushtet favorizuese për të bërë takime premtuese. Duke u dhënë më shumë hapësirë hobeve dhe krijimtarisë suaj, do të jeni më të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.
Demi
Dielli së bashku me Hënën do t’ju vënë në provë. Do të zbaviten duke bërë të shfaqen tensione, që zakonisht i mbani nën kontroll. Do të jeni të acaruar dhe aspak tolerantë edhe ndaj keqkuptimeve të vogla me të tjerët.
Binjakët
Urani ju jep shumë energji, e cila është ideale për të dalë për t’u argëtuar me miqtë, por edhe për të ushtruar sporte të ndryshme. Do të dini gjithashtu edhe të gjeni një mes të artë midis dashurisë dhe punës, duke fituar admirim nga të gjithë.
Gaforrja
Do të jeni autoritar dhe konkret. Edhe pse për shkak të kundërshtive të vogla, do të përjetoni momente të mira e të këqija. Mos u trishtoni pasi të gjitha përbëjnë mozaikun e jetës. Shqetësohuni për financat më mirë.
Luani
Në mjedisin e punës mund të ndryshojnë disa gjëra. Duhet të përballeni me sfida të reja. Është e fortë dëshira për të rilindur, për t’ia nisur nga e para. Është një ëndërr që mund të realizohet dhe e keni vetë në dorë për t’ia dalë. Varet nga vullneti i juaj.
Virgjëresha
Strategjitë pak komplekse dhe pak të paqarta që po vini në zbatim nuk do të jenë më efikase se një linjë veprimi konkrete, e qartë dhe e saktë. Me Venusin dhe Marsin armiqësor qëndroni larg flirtimeve, që i bëni thjesht për inat.
Peshorja
Neptuni në bashkëveprim me Marsin do të nxisë prirjen për t’u mbyllur në vetvete, duke mos shfaqur emocione dhe ndjenja. Sot jeni të shpërqendruar dhe nervozë. Por, për fat, humori i keq është i përkohshëm dhe dielli do të ndriçojë!
Akrepi
Me Plutonin jo shumë miqësor bëni kujdes me ata që nuk janë duke ju thënë të vërtetën. Nuk mund të bëni më sikur nuk e kuptoni, është koha për sqarime. Do të përfitoni nga një frymëzim nismëtar, që do të mbështetet nga fantazia dhe krijimtaria.
Shigjetari
Sot do të keni të bëni më shumë me kënaqësinë se me punën. Do t’i zgjidhni çështjet e përditshmërisë me efikasitet. Në çështjet e dashurisë, do të keni një luftë të brendshme midis dëshirës për t’u shmangur dhe nevojës për siguri.
Bricjapi
Nëse do t’ju duhet të përballeni me tekat e një familjari, jini të duruar. Mos bini pre e nervozizmit dhe përpiquni ta zgjidhni çështjen me urtësi. Të mendoni mbi atë që duhet të bëni do t’ju ndihmojë të qartësohen për rrugën që doni të vazhdoni të ndiqni.
Ujori
Detyrat dhe përgjegjësitë duhet të jenë një plan të parë për ju, me Saturnin dhe Hënën që bashkëveprojnë duke ju mbështetur. Një mik me ndikim, me më shumë përvojë ose më i madh se ju, do t’ju ndihmojë të realizoni një ëndërr.
Peshqit
Është koha e duhur për të ndërtuar me vendosmëri dhe durim bazat për të zhvilluar më tej projekte të ndërmarra. Do të dini të shqyrtoni në mënyrë të prerë dhe me zgjuarsi çështje shumë delikate dhe të rëndësishme që kanë të bëjnë me punën.