Horoskopi i datës 28 gusht 2019 nga Susan Miller

Dashi
Duhet të bëni kujdes të mos bëni gabime në mënyrë që të evitoni pasojat e rënda. Në ambientin e punës do të keni mundësi të vazhdoni të ecni përpara në projektet tuaja. Në aspektin afektiv është akoma shpejt për të realizuar gjithçka që dëshironi.

Demi
Do të refuzoni të dilni me shoqërinë për të kaluar më shumë kohë me familjen tuaj. Në vendin e punës duhet të jeni të duruar për të marrë atë çka prisni. Në fushën sentimentale një takim i papritur do të bëjë që t’ju rrahë zemra fort.

Binjakët
Do të keni aftësi të mira intuitive dhe memoria juaj do t’ju ndihmojë të veproni me bindje dhe vendosmëri për atë që dëshironi. Në ambientin e punës do të jeni mjaft këmbëngulës në qëllimet tuaja. Do të paraqiteni shumë seduktiv në sytë e partnerit.

Gaforrja
Gjatë ditës së sotme do të ndjeheni mjaft të forte dhe me vetëbesim të lartë për të çuar përpara objektivat tuaja. Në ambientin e punës vlerësoni eventet. Në aspektin afektiv mos nxitoni të zbuloni gjithçka tuajën, pasi surprizat gjithmonë vlerësohen.

Luani
Nuk duhet të trembeni pavarësisht të papriturave pasi do të gjeni shumë shpejt një zgjidhje. Në ambientin e punës do të takoni një person mjaft pozitiv që do ju ndihmojë të rriteni profesionalisht dhe kjo do t’ju japë ndjesinë se jeni të mbrojtur.

Virgjëresha
Do të gjeni justifikime për një sjellje që ka shkaktuar mjaft shqetësime në punën tuaj. Në aspektin sentimental do të diskutoni së bashku me partnerin mbi një zgjedhje që nuk ju duket e drejtë dhe kjo do t’ju japë zgjidhje problemeve.

Peshorja
Gjatë ditës së sotme në ambientin e punës do ju duhet të jeni koherent përpara se të vendosni mbi një projekt të ri. Në sferën e ndjenjave nëse po jetoni një marrëdhënie në çift, nuk duhet të thoni gënjeshtra, pasi kjo do t’ju kushtojë shumë.

Akrepi
Do të hasni sot në pengesa nga një mik i vjetër i cili nuk do të kuptojë motivet dhe aspiratat tuaja. Në ambientin e punës do të keni mjaft avantazhe falë një iniciative të re. Shumë kërkues do të jeni në lidhje me partnerin dhe kjo do t’ju shkaktojë probleme.

Shigjetari
Sot do t’i lejoni vetes të bëni disa shpenzime të mëdha. Në ambientin e punës do të merrni vlerësime nga ata që ju rrethojnë. Dashuria paraqitet në një zonë të qetë, ku komunikimi po lulëzon gjithmonë dhe më shumë.

Bricjapi
Ata që ju rrethojnë ju konsiderojnë një person të fortë për t’u përballur me të papriturat, ndaj përpiquni të mos i zhgënjeni. Më ambientin e punës do të vendosni të merrni përsipër një angazhim të ri, i cili do të ketë shumë impakt në të ardhmen.

Ujori
Ndonjëherë është mirë të heshtni për të evituar lidhjet impulsive me personat që ju rrethojnë. Në aspektin privat do të arrini të pushoni pak për të rikuperuar energjitë tuaja dhe për t’u rikthyer edhe më të fortë.

Peshqit
Në këtë periudhë do të jeni mjaft aktivë në të gjithë sektorët. Në ambientin e punës do të mund të kaloni mjaft pengesa dhe kjo do ta shtojë vlerën tuaj në sytë e eprorëve. Me personin e zemrës do të jeni të duruar dhe me dëshirë për të eksperimentuar.