Horoskopi i datës 28 dhjetor 2019

Dashi
Mos arrini në konkluzione të gabuara nga një qëndrim kontradiktor i partnerit/es, por përpiquni të kuptoni motivin. Ndoshta dyshimet tuaja janë të pabazuara! Kjo e shtunë është një ditë e rëndësishme për beqarët për të organizuar një udhëtim ose për të dalë me miqtë.

Demi
Qetësi dhe vrull i madh në sferën sentimentale; gjithçka vazhdon sipas planeve tuaja. Surpriza të reja për ata që janë vetëm, ju do të njihni dikë që do të jeni mbi re, gjithsesi tregohuni të kujdesshëm. Çfarëdo që mendoni për punën, mos e lejoni veten të ndaleni nga dyshimet se nuk do ja dilni.

Binjakët
Hënën e keni kundër, ndaj gjendja juaj nuk është më e mira! Ju do të jeni të detyruar të bëni më të mirën e një loje të keqe për të mos zhgënjyer pritjet e partnerit/es tuaj. Ftesa të shumta për beqarët, shumë mundësi për të nisur lidhje! Edhe nëse është një ditë pushimi, mendimet tuaja drejtohen në projekte të reja!

Gaforrja
Hëna ju tërheq në bashkëpunim me Jupiterin dhe ju fton për të përfituar nga atmosfera e favorshme e yjeve për të bërë disa projekte. Mbrëmje e qetë me partnerin/en. Mundësi të favorshme për zemrat e vetmuara që kanë pritur aq gjatë për të gjetur dashurinë.

Luani
Për punët e zemrës ju keni ndjenjën që ndjeheni të bllokuar. Po mendoni se nuk ka mbetur asgjë për të bërë? Reagoni nëse nuk dëshironi që gjithçka të përfundojë! Venusi ka hedhur sytë nga beqarët e dekurajuar dhe i jep shtysë për të menduar se duhet ende punë për të gjetur personin e dëshiruar.

Virgjëresha
Mos i ktheni në mendime historitë tuaja të vjetra të dashurisë, sidomos mos bëni krahasime të rrezikshme me atë aktualen. Ju mund të gjeni shumë gjëra që ju ndajnë! Beqarët sot do të kenë energji të shkëlqyer për të shpenzuar dhe shumë rrethana në favor për njohje të reja.

Peshorja
Shmangni një situatë dramatike në lidhje me partnerin/en. Dita pa energji për beqarët, mërzia do t’ju mbyllë në vetvete. Sot mund të keni disa reflektime mbi situatën tuaj të punës dhe të bëni konkluzionet e duhura, ndoshta edhe zgjedhje më të mira.

Akrepi
Prania e Marsit në shenjë rrit pasionin tuaj në çift, por një Venus aspak harmonik me ju bën që shumë prej jush të përfshihen në çështje të pakënaqura. Shqetësimi do të përhapet edhe tek ata që janë të vetëm sot, duke kërkuar stimulime të reja.

Shigjetari
Disa tensione të vogla mbeten në sferën private, nëse përpiqeni t’i minimizosh. Gjithsesi hetoni përpara se të akuzoni. Nëse jeni vetëm, bëhuni gati të përjetoni një ditë të bukur me miq të këndshëm! Ju jeni të lodhur për të gjetur një zgjidhje për një problem pune, por mos u shqetësoni, do vijë dhe zgjidhja.

Bricjapi
Sot presim momente emocionuese për të gjithë, veçanërisht për ata që kanë marrëdhënie me baza të forta dhe të kultivuar mirë. Kaloni sa më shumë kohë me partnerin/en. Lajme të reja edhe për ata që janë vetëm, priten takime dhe njohje të cilat do ju përfshijnë në aventura të reja dashurie.

Ujori
Ju keni ide të mrekullueshme në lidhje me projektet personale, prandaj mos lejoni që të ndikoheni nga opinionet e kundërta. Besoni vetëm këshillën e partnerit/es. Beqarët bëjnë mirë t’i japin hapësira personave që duan të jenë pjesë e jetës së tyre të dashurisë!

Peshqit
Ndjenja juaj e humorit është e lartë dhe dita ju jep momente intensive me partnerin/en. I fortë është gëzimi i jetesës së bashku dhe jeni të lumtur si kurrë më parë! Lajme të mira priten të vinë edhe për beqarët të cilët ende nuk kanë pasur mundësinë për të takuar shpirtin binjak.