Horoskopi i datës 27 tetor 2019
Dashi
Pozicionimi i Marsit në lidhje me Saturnin mund të sjellë dyshime dhe xhelozi pa arsye. Një sqarim me partnerin do të heqë çdo dyshim. Përpara se të drejtoni gishtin nga tjetri, thirrini ndërgjegjes suaj, mbase edhe ju keni diçka për të fshehur.
Demi
Edhe pse i dini të gjitha përgjigjet, nuk do të thotë se keni arritur përsosmërinë. Bëni kujdes! Përpiquni të mos jeni të sigurt në vetvete deri në tepri. Është më mirë të mos e merrni çdo gjë gjithmonë seriozisht.
Binjakët
Përpiquni të jetoni më shëndetshëm dhe të keni një stil jete të qetë, për të shmangur stresin dhe trysninë që po ndikojnë në mirëqenien tuaj. Nuk është e vështirë të bësh aktivitet fizik, por nevojitet të sforcoheni për të qëndruar në formë.
Gaforrja
Disa dyshime rrezikojnë që të mos ju lënë të flini i qetë. Por, herët a vonë e vërteta del në shesh dhe më në fund do të qetësoheni. Nëse doni t’i jepni fund një lidhjeje që nuk ju përmbush, mendojeni mirë para se të veproni.
Luani
Shmangni thashethemet duke mbajtur një qëndrim miqësor. Falë buzëqeshjes suaj të shndritshme, do t’ia dilni të mposhtni çdo kundërshtar. Të tjerët e vlerësojnë punën tuaj, kështu që jepini, nëse e doni, gjithçka është e mundur.
Virgjëresha
Mund të synoni një objektiv të rëndësishëm dhe një optimizmi të fuqishëm, falë bashkimit të Hënës me Jupiterin. Do të jeni të mbrojtur nga fati, por kjo nuk është e mjaftueshme. Mos u mburrni, por vazhdoni të qëndroni i përqendruar në veprimtarinë tuaj.
Peshorja
Pavarësisht se dikush është përpjekur t’ju vërë shkopinj në rrota, arrini që ta falni e të ecni përpara sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Mund t’i kishit bërë të kuptonte personit përgjegjës se nuk duhej luajtur me zjarrin. Por është e kotë të shohësh mbrapa.
Akrepi
Nuk nevojiten shfaqje të jashtëzakonshme dashurie, por të paktën bëjani të ditur partnerit që e doni me të vërtetë. Mjafton pak për t’ia shfaqur! Mos gjeni justifikime banale për t’u tërhequr pikërisht në çastin e fundit. Nuk ju shkon!
Shigjetari
Për të mos lënduar familjarët apo miqtë, jeni duke humbur veçoritë e karakterit tuaj. Ka ardhur koha të gjeni një ekuilibër midis vetes dhe të tjerëve. Çojini përpara me vendosmëri idetë tuaja, nëse jeni të bindur për qenësinë e asaj që thoni.
Bricjapi
Nëse në të kaluarën jeni tërhequr për të qenë vetëm, tashmë keni dëshirë të zbaviteni në grup, duke pranuar çfarëdolloj ndryshimi. Ndryshojini pikëpamjet tuaja dhe shikoni sa shumë mundësi ju shpalosen.
Ujori
Jeni të pavendosur dhe nuk dini nëse t’i besoni një detyrë të rëndësishme një personi të ri për ta vënë në provë, ose të veproni si gjithmonë dhe të mos rrezikoni. Gjithçka varet nga rëndësia e çështjes në fjalë dhe varet vetëm nga ju për ta vlerësuar e për të marrë vendim.
Peshqit
Të rebeloheni ndaj një eprori për të kërkuar që të trajtoheni ndryshe nuk do të sillte asgjë të mirë. Është më mirë t’i kuptoni këndvështrimin, por pa ngritur zërin. Përmbajuni rregullave të vendosura, pasi nuk mund të bëni gjithmonë sipas kokës suaj.