Horoskopi i datës 26 prill 2020

Dashi
Nëse me personin e zemrës është krijuar pak tension, mos vononi më shumë, por sqaroni çështjen. Për të kthyer harmoninë do të jetë më e thjeshtë sesa mendoni. Përfitoni nga mbështetja që ju garanton familja, e cila do t’ju ndihmojë të përmbushni ëndrrat tuaja.

Demi
Nën tërheqjen e Venusit dhe Marsit, Hëna ju prish disi qetësinë dhe krijon pengesa në rrugë tuaj të gjatë. Do të merreni të promovoni një projektin tuaj të punës, tek i cili keni shumë pritshmëri. Gjasat janë që të dalë me suksesin që keni ëndërruarr dhe kjo, falë dedikimit tuaj.

Binjakët
Për shkak të veprimit të Hënës, dita do të jetë disi e vështirë, me shumë keqkuptime, ankesa dhe mendime jo shumë optimiste. Sot në dashuri do të jeni pak jashtë ritmi. Asgjë për t’u shqetësuar, por dëshira për t’u larguar nuk e favorizon mirëkuptimin dhe as momentet e lumtura.

Gaforrja
Rruga e gabuar dhe vonesat mund të bëjnë që të dështojë një plan i shumëpritur. Por mos u dekurajoni, pasi keni mundësi të gjeni zgjidhje edhe më të mira! Organizoni një udhëtim: do të bëjë që të krijoni kontakte interesante me persona të panjohur.

Luani
Nëse ndiheni të kushtëzuar nga kërkesat dhe gjykimet e një familjari, vërini vetes objektiv që të çliroheni nga fjalët që nuk ju ndihmojnë në progresin tuaj. Duke qenë se nuk ju pëlqen edhe aq të jeni në qendër të vëmendjes, do të zbuloni se kështu do të ndiheni mirë!

Virgjëresha
Perfeksionizmi gëlon në venat tuaja, por do të ishte më mirë të liroheshit nga kjo, pasi ju streson dhe çon në ndikime negative në raportet profesionale. Takimi me dikë që nuk e keni parë prej shumë kohësh do të bëjë që të ndizet një flakë e vjetër pasioni.

Peshorja
Jeni të hapur për bashkëpunime dhe të gatshëm të jepni ide të reja. Sa keq që Mërkuri angazhohet plotësisht për t’ju vendosur sfida të reja, të cila normalisht, do t’i tejkaloni. Do të dini të vlerësoni plotësisht personin që ju rri përkrah dhe t’i kushtoni vëmendjen e duhur.

Akrepi
Mbështetja e Mërkurit, por me armiqërinë e Venusit dhe Marsit, do të bëjë që të ndiheni fajtor në frontin e dashurisë. Është e kotë të prisni ndryshime në punë. Jeni ju që duhet të bëni diçka për t’u ngritur në detyrë. Nuk mund t’ia lini më rastësisë.

Shigjetari
Të jeni më të dashur nuk ju bën veçse mirë. Padyshim, do të lehtësonte ndjeshëm raportet me personin që keni në krah. Ndërhyrja e një familjari në punët tuaja do t’ju nervozojë disi, por sërish e keni ju në dorë nëse do të prangoseni nga opinioni i tyre.

Bricjapi
Për shkak të Venusit, çështje të zemrës mund të ndodhë që të lini pas dore punën. Por Saturni ju tërheq vëmendjen dhe ju shtyn të keni përqendrim dhe qartësi në mendime. Nëse e kuptoni që personat që rrinë rrethe rrotull jush nuk ju përshtaten, largohuni prej tyre.

Ujori
Loja e dashurisë do t’ju shtyjë të gënjeheni disi, duke shpikur ëndrra dhe iluzione, por do t’ju shërbejë për të pasur një bisedë edhe më produktive dhe të ngrohtë. Nganjëherë përpiquni të jini më të çlirët, kur nuk i kuptoni nganjëherë gjërat nga këndvështrimi i dikujt tjetër.

Peshqit
Me Jupiterin që ju mbështet, nëse keni ndonjë ide të bukur që ju shkon ndërmend, vëreni në veprim. Do t’ia dilni të gjeni edhe aleatë. Nëse do të ketë fërkime brenda familjes, largojuni duke e kaluar me sportivitetin që ju karakterizon.