Horoskopi i datës 26 dhjetor 2019
Dashi
Hëna në bashkëpunim me shenjën tuaj vazhdon t’ju nxjerrë nga telashet. Ata që nuk janë të kënaqur me gjendjen e tyre sentimentale do të enden në kërkim të njohjeve të reja. Beqarët do të jenë në një humor të mirë dhe do të pranojnë ftesat për takime.
Demi
Re të zeza mblidhen sot në qiellin tuaj dhe dita ju paralajmëron për të gjitha llojet e ngjarjeve të papritura. Niveli i nervozizmit do të jetë i lartë dhe do të ndikojë emocionalisht tek ju. Hëna dhe Venusi në Ujor ngatërrojnë situatat e shumë personave të cilët në vend të kësaj kërkojnë qetësi.
Binjakët
Yjet në shenjën tuaj sjellin shumë lajme pozitive në dashuri dhe ju do të jeni të rrethuar nga një lloj magjie që do të rrisë mirëkuptimin me partnerin/en tuaj. Lajme të mira parashikohen edhe për ata që janë vetëm dhe që shpresojnë për një takim interesant me personin e duhur.
Gaforrja
Një ditë plot surpriza dhe plot emocione të forta kjo e enjte për ju. Sot do të ndodhin vetëm gjëra të bukura dhe ju mund të merrni atë që dëshironi, madje edhe dashurinë e pakushtëzuar të partnerit/es. Trokitje zemre edhe për beqarët, shumë prej jush Gaforre do të takojnë shpirtin binjak.
Luani
Sot do të jeni nën presion për disa keqkuptime të shkaktuara nga një çështje familjare. Venusi ju shikon keq dhe vëzhgimet tuaja do të provokojnë grindje me partnerin/en tuaj. Takime aspak interesante janë rezervuar edhe për beqarët, ju jeni dembel dhe kjo i largon njerëzit.
Virgjëresha
Në dashuri, shmanguni nga debatet e kota dhe në vend të kësaj tregoni veten të vëmendshëm dhe të dashur me partnerin/en tuaj. Disa gjëra duhet gjithmonë të kultivohen në mënyrë që të mos humbasin! Fati mund të rezervojë takime intriguese, por duhet të dini të dalloni më të mirat!
Peshorja
Kush është duke jetuar një marrëdhënie të tensionuar me grindje dhe debate mund të përfundojnë edhe duke i dhënë fund asaj, por aty ku ka ende dashuri dhe sinqeritet do të mbijetojë. Beqarët do të ndjehen tërheqës dhe të dëshiruar sot, por do të kenë edhe momente dekurajimi.
Akrepi
Do të përpiqeni të mbani impulsin e lartë për të hedhur diçka që ke në zemrën tuaj. Në mënyrë që të mos e keqësoni gjendjen e dashurisë, duhet të hiqni dorë nga debatet. Beqarët duhet të jenë të kujdesshëm në takimet e tyre. Nëse po kërkoni një punë të re veproni menjëherë.
Shigjetari
Intuitat tuaja do të jenë të rëndësishme për të bërë zgjedhjet e duhura sentimentale. Kujdes mos të jeni kontradiktor nëse nuk doni të humbni besueshmërinë. Dashuria bëhet e guximshme për beqarët, do keni një periudhë shumë fatlume.
Bricjapi
Në dashuri, është momenti i duhur për të konsoliduar marrëdhënien tuaj, edhe nëse keni jetuar një marrëdhënie të gjatë në distancë për disa muaj. Nuk do të ketë më paqartësi! Beqarët do të përhapen në takime gjatë kësaj të enjte dhe kjo do t’i çojë ata të fluturojnë nga një lule në lule!
Ujori
Shfrytëzoni mundësinë për të dalë nga rutina e përditshme! Me Venusin në shenjën tuaj do të ketë atmosferë harmonike dhe të magjepsur në jetën e një çifti. Takime interesante i presin edhe beqarët dhe shumë risi sentimentale në mbrëmje.
Peshqit
Mërkuri kalon në aspektin e favorshëm tuajin dhe sfera sentimentale është në momentet e saj më të mira. Rutina në çift zhduket dhe ju ndiheni shumë të qetë. Yjet njoftojnë një periudhë pozitive edhe për beqarët. Në punë po merrni rezultatet e asaj që keni mbjellë.