Horoskopi i datës 24 qershor 2020
Dashi
Me tranzitin e Hënës, marrëdhëniet sentimentale do forcohen. Edhe pse zakonisht jeni një shenjë që mbroni, në këto moment ndjeni se keni nevojë për mbrojtje. Kjo është një ditë e mirë për dashurinë. E rëndësishme është të harroni historitë e shkuara dhe të ecni përpara.
Demi
Jeni njerëz stabël, që i duan historitë që zgjasin dhe nuk ju pëlqen të harxhoni kohë në marrëdhënie kalimtare. Doni një person të besuar pranë vetes dhe që të mund t’ju ofrojë shumë. Disa prej jush janë në kërkim të gjërave të reja. Për ata që presin një rimbursim, mund të vijë javët e ardhshme.
Binjakët
Që prej javës së kaluar, diçka ka nisur të ndryshojë si në punë, edhe në kontaktet me njerëzit. Ndaj, me siguri, edhe kjo javë do të sjellë zgjidhjen e një problemi që e keni për zemër. Këtë të mërkurë mos mendoni për punën, por dedikojuni rifitimit të dashurisë.
Gaforrja
Jeni gjithnjë nervozë dhe të shqetësuar për të ardhmen. Keni përshtypjen se ka njerëz të këqinj që po bëhen pengesë për ju. Kjo është arsyeja pse dëshironi të ndërroni ambient dhe të shkëputeni nga realiteti i çdo dite. Vëmendjen tuaj e keni përqëndruar te një krizë dashurie, e nisur që muajin e shkuar.
Luani
Yjet për ditën e sotme janë miqtë tuaj. Kjo është një periudhë e rëndësihme që i hap dyert e një vere plot sukses. Gjithçka varet nga çfarë keni bërë në të shkuarën, ose mbase nga mosha, por gjithsesi ka për të gjithë mundësi të mira për t’u kapur. Në çiftet që kanë kohë që janë bashkë, ka akoma ndonjë pikë paqartësie mbi disa gjëra që kanë ndodhur së fundmi.
Virgjëresha
Kjo është një javë që ka nisur me vështirësi, ndaj, nëse ende ndjeni se diçka nuk shkon, duhet të procedoni me kujdes. Edhe në familje, edhe jetën private, ka një farë tensioni. Më mirë merrini gjërat me qetësi dhe përpiquni të përballeni me problemet një e nga një.
Peshorja
Në muajt e shkuar, shumë prej jush është dashur të përballen me shumë probleme; disa kanë qenë shëndetësore, apo edhe nga lodhja. Me Mërkurin në favorin tuaj, mund të bëni diçka më shumë, edhe sepse keni shumë vullnet për t’i kaluar pengesat. E rëndësishme është të përpiqeni të mbani marrëdhënie të mira, sepse pas pak kohe do jetë e nevojshme një rinovim.
Akrepi
Është një periudhë e veçantë për Akrepët. Keni konflikte me njerëz që ju krijojnë dyshime. Në dy javët e ardhshme do keni disa probleme për të sqaruar që i përkasin punës, shtëpisë dhe dashurisë. Kush ka një marrëdhënie në distancë apo është në krizë totale, duhet të rikuperojë qetësinë.
Shigjetari
Që në fillim, kjo javë nuk ka qenë shumë e mbarë për ju dhe nuk ka sjellë asnjë mundësi. Në dashuri mund të lindin tensione, sidomos nëse kanë qenë të pranishme konfliktet edhe në të shkuarën. Shumë çifte janë të largët për njëri tjetrin edhe pse mund të jenë pranë fizikisht.
Bricjapi
Kjo ditë është një shenjë që ju thërret të jeni aktivë dhe mos të humbni kohë. Nëse diçka nuk shkon, mos prisni të eliminohen gjërat negative për të jetuar të reja. Për disa nga ju, shpesh ka probleme të shëndetit. Së fundmi keni përjetuar një krizë të thellë në dashuri, por ende keni shpresa për ta rikuperuar.
Ujori
Kjo do jetë një ditë shumë e bukur rikuperimi pas disa ditësh vështirësie. Gjatë kësaj periudhe keni ndjerë një farë lehtësimi fizik dhe keni patur më shumë polemika se zakonisht. Ka nga ata që duhet të rikthejnë qetësinë familjare.
Peshqit
Sot është më mirë të kufizoheni në observim dhe meditim. Mund edhe të ndiheni fajtorë pse nuk keni bërë gjëra të rëndësishme në të shkuarën ose pse nuk keni marrë vendimet e duhura, të cilat tani rëndojnë mbi ju.