Horoskopi i datës 23 dhjetor 2019

Dashi
Hëna kalon në Bricjap sot dhe kjo do ju bëjë të ndjeni disa momente lodhjeje dhe të përfshiheni në diskutime të vogla me personin që keni në krah të cilat do t’ju shqetësojnë. Në punë jeni të hutuar nga shumë interesa, përpiquni t’i jepni peshën e duhur.

Demi
Një ditë e kënaqshme nga shumë pikëpamje. Në dashuri zemra fluturon, pasioni nuk do mungojë dhe ju vështirë se mund ta kontrolloni atë. Mbrëmje intime me partnerin/en. Në aspektin profesional ju keni shumë projekte të reja që do të kryeni në ekip me të tjerët.

Binjakët
Luaj letrat e tua në paqe të plotë me mendjen. Sot dashuria fiton pikë dhe do t’ju lejojë të kaloni një ditë fantastike me partnerin/en! Në punë sot mund të keni një intuitë fituese që do t’ju lejojë të merrni një fitim të papritur, i cili vërtet do t’ju impresionojë.

Gaforrja
Hëna në Bricjap është mjaft armiqësore dhe kundërshtimet me personin që keni në krah do të rriten. Përdorni durim dhe mirëkuptim në qoftë se nuk dëshironi që diçka të prishet. Disa dhimbje koke në punë mund t’ju shqetësojnë, sidomos ju që doni të arrini rezultate të mahnitshme.

Luani
Planet sentimentale nuk po ecin dhe kjo sjellë probleme dhe shqetësim në familjen tuaj, por mos u shqetësoni, stuhia do të ketë përfunduar deri në fund të javës. Në punë do të jepni më të mirën. Vazhdoni në rrugën tuaj, pasi e ardhmja rezervon shumë të papritura.

Virgjëresha
Sot ju mund të mbështeteni në një planet të bukur të ngritur në favorin tuaj. Mbrëmja është ideale për t’u çlodhur, për të shijuar gëzimet e familjes ose për t’u argëtuar me miqtë. Përvishni mëngët dhe jepni më të mirën prej jush, puna ju ofron mundësi të bukura për të konsoliduar pozicionin tuaj.

Peshorja
Yjet nuk janë shumë në favorin tuaj dhe keqkuptimet me partnerin/en prishin disi marrëdhënien tuaj në çift. Shmangni dialogun në çështje me rëndësi të vogël! Diçka në punë nuk funksionon ashtu siç dëshironi ose se si të tjerët presin nga ju.

Akrepi
Në fushën e dashurisë, shmangni dyshimet pa baza. Më mirë veproni me vetëdije dhe me siguri, veçanërisht ata që duhet të planifikojnë disa hapa të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre në çift. Aktiviteti profesional mbrohet nga yjet.

Shigjetari
Sfera private është e qetë, për momentin nuk ka surpriza dhe nuk ka nevojë të shikoni përreth! Në punë, vlerësoni situatën dhe prisni kohë më të mira. Në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të shënoni fitimet tuaja!

Bricjapi
Dita fillon me Hënën në shenjë dhe yje të favorshëm, të cilat lënë mënjanë përtacinë dhe pavendosmërinë që shpesh ju pengon të shijoni gjërat e mira që keni në jetë. Ju presin momente shumë interesante në punë, do të keni mundësi të përfundoni disa negociata.

Ujori
Hëna në fushën e dymbëdhjetë mund ta trazojë disi marrëdhënien tuaj në çift. Kjo gjendje mund ta vendosë jetën tuaj dashurore në merak. Momente të lodhjes do ju shoqërojnë në punë, por do jeni të kënaqur me atë që keni arritur.

Peshqit
Një diskutim i vogël mund të shkundë madje edhe çiftet më të forta, do t’u rezistojnë atyre vetëm ata që me të vërtetë duhen. Mbaj parasysh financat, ndoshta keni shpenzuar më shumë sesa duhet dhe kjo mund të sjellë tronditje në shumë aspekte.