Horoskopi i datës 22 prill 2020

Dashi
Me ndikimin e Hënës tek Bricjapi, Venusi në shenjën tuaj nuk do të humbasë aspak ndikimin që ka në shenjën tuaj. Do të jeni më të dashur me personat që i doni.

Demi
Magjia e krijuar nga Hëna, do të mbushë me gëzim qiellin tuaj dhe do ju nxjerrë në pah cilësitë tuaja më të mira, në veçanti mirëkuptimin dhe besimin.

Binjakët
Mund të keni ndonjë dhimbje dashurie. Ndoshta duhet të pyesni veten nëse pak a shumë në mënyrë të pavetëdijshme, nuk jeni ju që i kërkoni shqetësimet.

Gaforrja
Hëna kundra Bricjapit do të bëjë që të keni luhatje të humorit. Duhet të bëni kujdes nga mungesa e tolerancës dhe ndonjë reagim gjaknxehtë.

Luani
Me Venusin, Marsin, Jupiterin dhe Uranin bashkëpunëtorë, ka mundësi të përjetoni një ndjesi të papritur të pasioneve të vjetra. Për çiftet do ketë harmoni.

Virgjëresha
Falë Hënës tek Bricjapi, miqtë do t’ju vlerësojnë për gatishmërinë që tregoni, si edhe për këshillat e urta që jepni në momentet e duhura.

Peshorja
Ata që ju qëndrojnë pranë do të ketë përballen me ndryshimet tuaja të humorit të shkaktuara nga Hëna tek Bricjapi dhe nuk do të lini një përshtypje të mirë. Kontrollohuni!

Akrepi
Do të kuptoni që është më e udhës të ballafaqoheni me personin e zemrës për të gjetur zgjidhje të dobishme. Me dialog do t’ia dilni të rregulloni gjithçka.

Shigjetari
Me Venusin, Marsin dhe Uranin ogurmirë, situata për çështje të dashurisë po shkon në favorin tuaj. Do të bisedoni me një person që do t’ju përshtatet.

Bricjapi
Natyrisht që kjo do të jetë një ditë e gjallë. Hëna krijon harmoni, por ka edhe mospajtime me planetë të ndryshëm në qiellin tuaj. Pritet të keni një sfidë të rëndësishme, që do t’ju detyrojë të ndryshoni programin e ditës.

Ujori
Me Mërkurin në shenjën e juaj, nëse idetë që keni ju duken të mira, vihuni në veprim, ndoshta duke u ndihmuar nga një familjar apo një mik.

Peshqit
Të mbështetur nga Hëna tek Bricjapi dhe nga Neptuni do të keni aftësinë për të kuptuar instinktivisht çfarë po ndodh rreth e rrotull jush.