Horoskopi i datës 22 korrik 2020

Dashi
Gjatë kësaj dite do ju duket sikur jeni të zotët të pushtoni botën, por në fakt gjërat nuk janë kaq të lehta. Për ju të dashuruarit ka rrezik që ndjeshmëria e tepruar për gjëra elementare të nxisë debate dhe konflikte. Mundohuni të reflektoni me kujdes dhe keni për t’i kuptuar gabimet. Për zemrat e vetmuara do jetë një ditë plot aksion dhe risi, por sërish asnjë kandidat nuk do të jetë i duhuri për ju.

Demi
Do jeni paksa kapricozë gjatë kësaj dite, por edhe shumë të ëmbël. Ju të dashuruarit do jeni më të afërt me partnerin tuaj dhe do flisni hapur edhe për disa çështje delikate. Më në fund do iu gjeni një zgjidhje dhe do ndiheni shumë më të qetë. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë në momentin që më pak do e prisni.

Binjakët
Mirë është që sido që të vijnë punët gjatë kësaj dite, të mos merrni vendime të nxituara. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që të jeni disi të largët me partnerin tuaj dhe nuk do përjetoni emocionet që keni dëshiruar gjithmonë. Në punë dëgjojeni instinktin dhe bashkëpunoni më shumë me kolegët tuaj. Eprorët do ju vrojtojnë nga lart dhe do shohin me kujdes çdo veprim që do bëni.

Gaforrja
Qoftë në dashuri, në punë apo kudo tjetër, sot do keni tendencë të ndryshoni shpesh mendim dhe do jeni të paqëndrueshëm. Ju të dashuruarve do ju mungojë tërësisht realizmi dhe mund të kërkoni gjëra të pamundura nga ai që keni në krah. Rikthehuni sa më parë me këmbë në tokë, pasi në të kundërt do të vuani pasojat. Në punë do keni shumë aspirata, por po nuk bëtë përpjekje nuk keni për të arritur atje ku doni.

Luani
Pozicionimi i keq i Marsit dhe Saturnit do sjellin turbullira të shumta gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje, planetët do sjellin mosmarrëveshje dhe probleme në jetën tuaj. Për shumë gjëra nuk do bini dakord me partnerin dhe secili prej jush do kërkojë me ngulm të behet si thoni ju. Planetët do ndikojnë negativisht te ju dhe asgjë nuk do ju realizohet sipas planeve.

Virgjëresha
Hëna do ju bëjë shumë optimistë gjatë kësaj dite dhe do arrini të zgjidhni çdo pengesë që do ju dalë para. Marrëdhënia në çift ka për të qenë e jashtëzakonshme në mbrëmje. Jeta sentimentale për ju beqarët nuk do ketë ndryshime të mëdha. Në punë do ju inkurajojnë edhe më shumë për projektet që keni nisur dhe kjo do ju shtyjë të bëni edhe më shumë përpjekje.

Peshorja
Sot duhet të tregoheni të duruar sepse po gabuat do i vuani gjatë pasojat. Në punë do keni imagjinatë të zhvilluar, por do ju duhet pak mbështetje për të ecur përpara. Flisni me miqtë të cilëve u besoni. Buxheti do jetë sërish i paqëndrueshëm për shkak të blerjeve të pakontrolluara që do të bëni. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që ju të alarmoheni.

Akrepi
Do bëni shpesh lëshime gjatë kësaj dite dhe në disa raste të tjerët do përfitojnë nga kjo gjë. E sotmja do të jetë një ditë e paqëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Herë do dashuroheni me pasion me atë që keni në krah dhe herë do debatoni ashpër me të për gjëra pa rëndësi të madhe. Mos u nxitoni nëse nuk doni të bëni gabime. Për financat do jetë dita ideale që situata të përmirësohet sa më shumë. Do mund të bëni edhe disa investime.

Shigjetari
Gjatë kësaj dite yjet do iu japin perspektiva interesante dhe ju duhet të shfrytëzoni çdo moment për të bërë më të mirën. Nëse keni një lidhje duhet të mendoni patjetër për diçka të veçantë në mënyrë që marrëdhënia juaj të ngrohet më shumë. Çdo gjë do jetë e lejuar vetëm për momente emocionuese. Në punë duhet të keni besim tek kolegët dhe të mos ua vini veshin thashethemeve që mund të bëhen. Motivimi nuk do ju mungojë.

Bricjapi
Sot do flisni vetëm me të vërteta dhe nuk do bëni aspak gabime. Për të dashuruarit pritet një ditë e ngrohtë dhe e bukur kjo e sotmja. Në çdo moment do ndiheni mirë pranë partnerit dhe kënaqësitë do jenë të forta. Në punë mos flisni pa u menduar mirë dhe pa qenë të bindur për diçka sepse keni për t’i vuajtur gjatë pasojat. Mendoni edhe për të ardhmen. Në planin financiar nuk ka për të pasur aspak probleme apo vështirësi.

Ujori
Ka rrezik të jeni egoistë dhe oportunistë gjatë kësaj dite dhe kjo do t’ju sjellë pasoja. Nëse keni një lidhje dhe nuk doni të keni probleme me partnerin tuaj, mundohuni të silleni mirë me të, ta respektoni dhe për çdo gjë të bashkëpunoni. Në punë do mbani mëri ndaj kolegëve, nuk do jeni pjesë e ekipit dhe as rigorozë si dikur dhe për pasojë, nuk do arrini dot atje ku e kishit programuar.

Peshqit
Edhe gjatë kësaj dite shumë do ju kenë zili për mënyrën sesi do ju rrjedhin gjërat. Ju të dashuruarit do merrni vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Nëse prej kohësh jetën tuaj e ka pushtuar monotonia dhe mërzitja mund të vendosni edhe për një ndarje të përkohshme. Në punë duhet të bëni më shumë përpjekje për ta mbajtur situatën nën kontroll. Nëse ju bëhen propozime mendojini me kujdes. Në planin financiar duhet t’i zgjidhni sa më shpejt problemet sepse situata mund të ndërlikohet më tepër.