Horoskopi i datës 22 gusht 2019 nga Susan Miller
Dashi
Do të keni disa keqkuptime gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift, por gjithçka mund të zgjidhet shpejt nëse tregoheni të matur e të kujdesshëm. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me emocione dhe me të reja. Financat do jenë në gjendjen e tyre më të mirë.
Demi
Ditë jo shumë e mirë kjo e sotmja për marrëdhënien në çift. Do të keni debate serioze me partnerin/en dhe do iu duket sikur zymtësia do t’ju mbulojë përgjithmonë. Beqarët mund të kenë edhe dashuri me shikim të parë kështu që duhet t’i bëjnë sytë katër.
Binjakët
Tregohuni më realistë gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift dhe mos ëndërroni më shumë sesa duhet. Vetëm në këtë mënyrë lidhja juaj do ecë në rrugën e duhur. Beqarët do kenë një takim të veçantë me një person të cilin e kishin ëndërruar që prej kohësh.
Gaforrja
Ditë e tensionuar dhe e mbushur me debate për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar, kështu që bëni kujdes. Nga ana tjetër, beqarëve do t’ju buzëqeshë fati. Personi që kanë ëndërruar është më pranë se kurrë! Të ardhurat kanë filluar të stabilizohen.
Luani
Ka shumë mundësi që partneri/ja t’iu bëjë një propozim emocionues sot. Përgatituni shpirtërisht sepse nga përgjigjja që do të jepni do të varet e ardhmja juaj. Beqarët do ndihen mirë ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë një person që ta kenë në krah, por kjo nuk i mbyll portat e dashurisë.
Virgjëresha
Marrëdhënia në çift do jetë edhe më e ngrohtë gjatë kësaj dite. Do kuptoheni më së miri me partnerin/en dhe do i zgjidhni një nga një të gjitha problemet. Beqarët do kenë të papritura të këndshme, por jeta e tyre do të marrë një tjetër drejtim.
Peshorja
Në jetën tuaj në çift do ndodhin gjëra të mrekullueshme gjatë kësaj dite. Emocionet do jenë të forta dhe të njëpasnjëshme. Beqarët do joshen nga dikush që do i zhgënjejë shumë shpejt. Mos u nxitoni të merrni vendime të menjëhershme sepse do të ketë pasoja të rënda!
Akrepi
Nëse keni shumë kohë në një lidhje dashurie, sot do filloni të mendoni për një të ardhme më të sigurtë. Një periudhë shumë e bukur po iu pret. Beqarët do kenë vetëm mundësi për aventura. Nëse i preferojnë le të përfitojnë, përndryshe do duhet të presin gjatë.
Shigjetari
Ditë përgjithësisht pozitive dhe aspak problematike kjo e sotmja për të dashuruarit. Do kuptoheni më së miri me njeri-tjetrin dhe do i harroni mosmarrëveshjet që keni pasur kohët e fundit. Beqarët ka shumë gjasa të bien në dashuri me personin e duhur. Gjërat do jenë reciproke nga të dyja anët.
Bricjapi
Tregohuni më të kujdesshëm kur të flisni me partnerin/en tuaj sot dhe bëni kujdes me ato që thoni. Mos krijoni debate apo probleme të padobishme. Beqarët do vazhdojnë të jenë në kërkim, pa arritur të gjejnë personin e përshtatshëm. Për financat do jetë ditë mëse e qetë.
Ujori
Jeta sentimentale e çifteve do të jetë shumë e qetë. Kjo do iu krijojë atyre mundësinë të flasin për disa tema delikate dhe më në fund t’ju japin nga një zgjidhje. Në planin financiar duhet të bëni kujdes me shpenzimet dhe të qëndroni me këmbë në tokë.
Peshqit
Ditë mjaft premtuese kjo e sotmja për të dashuruarit. Do e vlerësoni shumë përkrahjen që partneri/ja iu ka dhënë kohët e fundit dhe do keni më tepër besim tek ai. Beqarët do kenë shumë takime, por do e kenë të vështirë të vendosin. Për financat do jetë ditë e qetë dhe pa probleme.