Horoskopi i datës 20 nëntor 2019

Dashi
Do të keni romancë dhe krijimtari, me Hënën dhe trion Diell-Mërkur-Neptun që ju mbështesin. Duke ndjekur intuitën tuaj, nuk mund të gaboni. Partneri dhe miqtë do ju kushtojnë vëmendje të veçantë dhe do ju ndjekin në veprimtarinë tuaj ditore.

Demi
Kanë të drejtë të urtët kur thonë se puna të ngushëllon. Sidomos kur ndërmerr veprimtari krijuese, që ju i pëlqeni dhe ju jep kënaqësi. Kushtojini rëndësi edhe kohës së lirë, duke u marrë më pasione që vërtet ju përmbushin.

Binjakët
Në punë do të jeni të paarritshëm. Me gjakftohtësi do të manaxhoni situata të ndërlikuara edhe në distancë. Largpamësia dhe analiza e juaj do t’ju përshkojë kudo. Keqkuptimet në çift do të mund t’i sqaroni në një vend romantik, larg nga stresi i përditshëm.

Gaforrja
Do të keni dëshira dhe ndjenja që do t’i mbani të kyçura, sidomos për ata që zemrën nuk e kanë plotësisht të lirë. Dashuri platonike dhe të pashprehura për beqarët, shumë të ndrojtur apo të pasigurt për t’u shprehur.

Luani
Do të keni krijimtari të fuqishme. Në udhëtime bëheni edhe më të hapur dhe veprimtaria që ndërmerrni është e mbushur me fantazi. Me partnerin nuk do të kufizoheni duke folur vetëm për dashurinë. Temat e parapëlqyera nisin nga muzika e deri tek piktura.

Virgjëresha
Dita është e mbushur me pengesa, duke filluar me Hënën që përballet më Plutonin, i cili ka edhe prirje armiqësore. Sot jeni të pakënaqur në të gjitha frontet! Nuk keni asnjë mbështetje nga planetet e tjera, madje edhe Venusi ju anashkalon.

Peshorja
Në çift, do të keni disa mosmarrëveshje, por finalizim të lumtur. Kujdes, partneri është duke iu vëzhguar, i gatshëm për t’jua kthyer me të njëjtën monedhë. Xhelozia bren në zemër dhe të mbani emocionet nën kontrollin bëhet më e vështirë.

Akrepi
Të ndiheni të mërzitur ju prek në sedër, tashmë që Hëna po ju ndjek në heshtje, pa ngritur edhe një gisht në favorin tuaj. Përkushtimi i saj është të mbajë të mbyllura me çelës emocionet, ndjenjat si edhe ndoshta një dashuri të fshehtë.

Shigjetari
Me një atmosferë romantike dhe poetike, Hëna në shenjë ndryshon të gjitha sferat e jetës, nga dashuria tek puna, nga ëndrra në realitetin e përditshëm. Trekëndëshi Diell-Mërkur-Neptun, e bën çdo gjë më të bukur, duke ju përmbushur emocionalisht

Bricjapi
Do të keni tensione në çift. Është e vërtetë se Venusi është në anën e juaj, por sot është në konflikt me Hënën. Gjërat konkrete do t’ju ndihmojë në punë. Do t’u kushtoni vëmendje çështjeve financiare dhe si gjithmonë çdo projekt ka nevojë për një sponsor.

Ujori
Do të keni shumë krijimtari dhe aftësi komunikuese. Do t’i shkruani vazhdimisht një miku të largët dhe mesazh pas mesazhi, distanca nuk do të ndihet më. Do të keni fat me ndërmarrje dhe kontakte me vende të huaja, të favorizuara nga njohja e mirë që keni të gjuhëve.

Peshqit
Lidhja ka nevojë për një pauzë për të reflektuar. Duke planifikuar për të ardhmen, mendon më shumë për të kaluarën, kjo do të thotë se diçka duhet të ndryshojë. Pak të motivuar dhe të jo shumë të qetë në rutinën e punës, nuk jeni të qartë dhe nuk tregoni as edhe durimin më të vogël.