Horoskopi i datës 20 gusht 2020

Dashi
Në vend që të fiksoheni pas gjërave pa asnjë rëndësi, mundohuni të zgjidhni çështjet e mëdha të lëna pezull. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë komplekse dhe e mbushur me vështirësi. Në shumë momente do ndiheni keq pranë atij që keni në krah dhe do pendoheni që keni filluar një lidhje.

Demi
Gjatë kësaj dite do jeni shumë të vendosur për të bërë ndryshimet e duhura dhe mund të ndërmerrni edhe rreziqe për këtë. Nëse keni një lidhje dhe jeta juaj ka qenë delikate gjithë këto kohë, edhe sot problemet do vazhdojnë. Beqarët do të kënaqen me takimet që do të realizojnë dhe do të ndihen gati për të filluar lidhje. Shumë gjëra për ju do ndryshojnë rrënjësisht dhe emocionet do të shtohen.

Binjakët
Priten disa ndryshime sot në jetën tuaj dhe e shkuara e hidhur do harrohet përgjithmonë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj do jetë ngazëlluese dhe në shumë momente e veçantë. Do ndiheni me të vërtetë të bekuar nga yjet dhe nuk do keni asgjë për çfarë të ankoheni. Ju beqarët do pëlqeni tej mase dikë, por nuk do arrini dot t’i shprehin ndjenjat plotësisht.

Gaforrja
Mirë është të ecni me prioritete gjatë kësaj dite sepse vetëm kështu do arrini më shpejt atje ku doni. Diellin do e keni mbështetje. Hëna do ua bëjë ditën ju të dashuruarve më intensive dhe të mbushur me emocione të forta. Gjatë gjithë kohës do ndiheni si mbi re. Ju beqarët do keni veçse mundësi për njohje, por nuk do preferoni të hidhni hapa duke dashur të mësoni më tepër për ata persona.

Luani
Rikshikojini mirë gjërat gjatë kësaj dite dhe mos hidhni hapa në nxituara. Në disa raste duhet tregohuni edhe autoritarë. Për ju të dashuruarit gjërat do ecin aq mirë mes jush dhe atij që keni në krah saqë në shumë momente do ju duket vërtet sikur jeni nëpër ëndrra. Për financat do jetë ditë e shkëlqyer. Të gjitha përpjekjet që keni bërë kohët e fundit do japin rezultatet e veta.

Virgjëresha
Gjatë kësaj dite nuk duhet të lejoni askënd të ndërhyjë në gjërat tuaja dhe as të marrë vendime në vendin tuaj. Për ju të dashuruarit, e sotmja do jetë harmonike. Do jeni në një linjë me atë që keni në krah dhe do bëni gjërat më të mira për të dy palët. Ju beqarët më në fund do keni mundësi të filloni një lidhje të qëndrueshme dhe që do zgjatë shumë. Në punë, detyrat e reja që do iu jepen do ju marrin goxha kohë dhe do kërkojnë shumë mund.

Peshorja
Gjatë kësaj dite nuk do tregoheni të kujdesshëm me asgjë dhe ka mundësi që gjërat të marrin tatëpjetën. Nëse keni një lidhje, dita juaj do jetë shumë e trazuar. Nuk do kuptoheni për asgjë dhe do debatoni shpesh ashpër me njëri-tjetrin. Në punë më në fund do bashkëpunoni me disa persona të fuqishëm dhe gjërat kanë për t’iu ecur akoma më mirë.

Akrepi
Gjatë ditës së sotme disa gjëra nuk do ju ecin sipas parashikimeve, por shumicën e fajit e keni vetë. Ju të dashuruarit nuk do keni aspak komunikim me partnerin tuaj dhe marrëdhënia në çift do lërë për të dëshiruar. Dijeni se po e latë shumë pas dore atë keni ndërtuar me aq mund, shumë shpejt gjithçka do rrënohet. Në punë, një koleg do ta keni mbështetje të madhe. Financat do stabilizohen goxha pas një shpërblimi të madh që do merrni nga puna.

Shigjetari
Në përgjithësi dita e sotme do jetë e mbushur me momente të lumtura dhe ju shpesh do ju duket vetja si në ëndërr, gjithsesi, për çdo vendim, do preferoni të prisni pak para se të hidhni hapa. Në punë do jeni shumë të frymëzuar dhe do e bëni çdo gjë si duhet. Mund të gjeni edhe zgjidhje për disa probleme të hershme. Me buxhetin çdo gjë do ecë më së miri nëse i kryeni me kujdes shpenzimet.

Bricjapi
Jupiteri do ju ndihmojë t’iu shkoni gjërave deri në fund sot dhe do ndiheni më të vendosur. Asgjë nuk do ju trembë. Në punë do i keni idetë shumë të qarta dhe do ecni përherë me plane strikte. Do i arrini pjesën më të madhe të objektivave. Nëse kohët e fundit e keni menaxhuar me kujdes dhe largpamësi buxhetin, gjendja ka për të qenë e shkëlqyer edhe sot.

Ujori
Do keni një temperament paksa të vështirë gjatë kësaj dite dhe të tjerët do kenë frikë t’iu afrohen. Ju të dashuruarit do bëni çdo gjë vetëm e vetëm që të zgjidhni çdo problem të mbetur pezull në jetën tuaj. Në këtë mënyrë do keni edhe një jetë më të qetë. Vështirësitë do jenë të mëdha, por në fund do ja dilni mbanë. Ju beqarët do tërhiqeni shumë nga personat të cilët kanë sekrete dhe janë intrigues. Në punë duhet t’i dëgjoni këshillat e kolegëve dhe më pas, pasi të mendoheni mirë, duhet të veproni.

Peshqit
Dielli do ju bëjë më të vendosur gjatë kësaj ditë dhe nuk do e pranoni kurrsesi disfatën. Nëse keni një lidhje dialogu do rikthehet dhe marrëdhënia me partnerin ka për të pasur goxha përmirësime. Zemra do ju rrahë shumë më fort dhe do e kuptoni se jeta qenka vërtet e bukur. Në punë do tregoheni mjaft të organizuar dhe energjia nuk do ju mungojë asnjë moment. Duke ecur me plane dhe objektiva do arrini gjithçka që doni.