Horoskopi i datës 2 shtator 2019 nga Susan Miller
Dashi
Për shkak të ndikimit jo të favorshëm të Uranit nuk duhet të humbni nëpër hollësi, por duhet të përqendrohuni në esencën e gjërave. Organizohuni! Vazhdon lëvizja favorizuese e Jupiterit, e cila premton ndryshime pozitive dhe krijuese në jetë.
Demi
Bashkëveprimi i Hënës me Venusin do të bëjë që sot të kaloni një ditë të shumë bukur dhe të frytshme. Gjithçka do t’ju duket e thjeshtë. Do të keni harmoni edhe në fushën e dashurisë. Është dita ideale për të kaluar kohën me miqtë ose me familjen. Përfitoni!
Binjakët
Tensionet e lidhura me probleme profesionale do të lehtësohen vetëm nga ëmbëlsia e personit të zemrës, që sot do të jetë më e theksuar. Nuk ndiheni të qetë brenda vetes sepse nuk arrini të zgjidhni midis dy pretendentësh që ju kanë magjepsur.
Gaforrja
Ditën e sotme, pasiguria dhe xhelozia në çift mund të shfaqen në formën e grindjeve. Me Venusin që ju mbështet, nëse punoni në fushën e artit ose spektakleve, parashikohen rezultate që ju përmbushin shpirtërisht dhe ju kënaqin nga ana materiale.
Luani
Nuk është e habitshme që të jeni disi nervoz! Më Hënën që ju shqetëson, ju duket se çdo gjë shkon keq. Në fakt gjërat po shkojnë shumë mirë. Rrini me njerëz me të cilët kuptoheni dhe shmangni ata që paragjykojnë këdo dhe gjithçka.
Virgjëresha
Për meritë të Hënës dhe Jupiterit, sot do t’ia dini të përgatiteni në mënyrë efikase për të ndjekur objektivat me vendosmëri. Bisedoni me partnerin, mund të keni mbetur disi të ndarë nga njëri-tjetri nga zgjedhjet tuaja të fundit. Jini të kuptueshëm.
Peshorja
Do të keni një dëshirë të fortë për të bërë të lëvizë rutinën e të përditshmes. Të bëni disa ndryshime risie do t’ua bëjë gjithçka më të lehtë dhe të pëlqyeshme. Nëse mundni largoni ata që ju duken shumë sipërfaqësorë dhe që ju i gjykoni jo shumë të besueshëm.
Akrepi
Falë Plutonit aleat dhe Saturnit bashkëpunues, dhuntitë tuaja intelektuale do të shkëlqejnë për t’ju çuar përpara. Shmangni një mik të pavendosur. Me ndihmën e Saturnit, do të dini, ditë pas dite, të ndërtoni atë që keni për zemër.
Shigjetari
Saturni ju jep shumë energji. Kjo është ideale për të dalë për t’u argëtuar me miqtë, por edhe për të ushtruar sporte të ndryshme. Do të dini, gjithashtu, edhe të gjeni një mes të artë midis dashurisë dhe punës, duke fituar admirim nga të gjithë.
Bricjapi
Nëse vazhdoni të jeni ende beqarë, ndoshta do të krijohen kushtet favorizuese për të bërë takime premtuese. Duke u dhënë më shumë hapësirë hobeve dhe krijimtarisë se juaj, do të jeni më të gatshëm për të ndihmuar edhe persona që ju rrethojnë.
Ujori
Të acaruar nga Neptuni në qiellin tuaj që grindet me Hënën, këtë ditë do të shfaqnin anën më kryengritëse të karakterit të juaj. Nëse do të mendoni me qetësi do ta kuptoni se askush nuk po e kërcënon realitetin e juaj të dashurisë.
Peshqit
Me Mërkurin, Venusin, Marsin dhe Jupiterin bashkëpunëtorë, do të ndiheni shumë të sigurt në vetvete dhe të aftë për të pasur projekte largpamëse. Shijojeni këtë ditë të bukur dhe ndryshoni rutinën, duke përfituar kështu edhe gjatë javës.