Horoskopi i datës 19 shtator 2019 nga Susan Miller
Dashi
Sot do zbuloni disa gjëra të reja për partnerin/en tuaj të cilat deri më sot as që i keni ditur. Marrëdhënia në çift do jetë më e ngrohtë se më parë. Beqarët nuk do kenë asnjë takim interesant dhe do mbeten sërish me të njëjtin status.
Demi
Do jeni shumë sensualë dhe joshës me partnerin/en tuaj sot dhe do e bëni atë ta ketë gjithmonë mendjen tek ju. Nëse jeni beqarë dhe ëndërroni të keni në krah një person të veçantë, sot do vijë takimi vendimtar.
Binjakët
Do ju ndryshojë shpesh humori gjatë kësaj dite dhe kjo mund të sjellë probleme me partneri/en. Nga ana tjetër nuk duhet vetëm të kërkoni në lidhjen tuaj, duhet edhe të jepni. Beqarët nuk duhet t’i idealizojnë personat që do takojnë sepse mund të zhgënjehen.
Gaforrja
Për ata që kanë kohë që janë në një lidhje pritet një ditë e mbushur me diskutime serioze dhe me marrje vendimesh të rëndësishme. Mendohuni mirë para se te hidhni çdo hap. Beqarët duhet të tregohen më të duruar nëse duan të gjejnë personin e përshtatshëm.
Luani
Harrojini mosmarrëveshjet që keni patur kohët e fundit në çift dhe mundohuni të tregoheni më optimistë për të ardhmen. Beqarët nuk duhet të dekurajohen edhe nëse nuk do e gjejnë shpirtin binjak. Miqtë nuk do i lënë për asnjë moment të mërziten.
Virgjëresha
Debatet në çift do jenë të shumta gjatë kësaj dite. Nuk do jeni aspak dakord me partnerin/en tuaj për ato që ai do ju thotë dhe kjo do të krijojë gjithë kohës tension. Beqarët nuk do e ndiejnë shumë nevojën e dikujt në krah.
Peshorja
Falë ndikimit të madh të Venusit, jeta sentimentale e çifteve do jetë më e bukur dhe më emocionuese. Shfrytëzojeni çdo sekondë kur të ndodheni pranë partnerit/es sepse ka momente që nuk përsëriten.
Akrepi
Ditë e mrekullueshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do përjetoni ndjesi të veçanta dhe shpeshherë do iu duket vetja si në ëndërr. Beqarët nuk duhet të nxitohen të krijojnë një lidhje me personin e parë që do i joshë sepse duhet të zbulojnë më shumë.
Shigjetari
Ditë shumë e zakonshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Nuk priten as surpriza të mëdha, por edhe probleme nuk do ketë. Duhet të bëni paksa kujdes edhe me xhelozinë e tepruar.
Bricjapi
Sot do filloni të dyshoni jashtë mase për ndjenjat tuaja dhe nuk do jeni më të sigurt nëse personin që keni në krah është i duhuri. Flisni me të dhe shprehjani gjërat ashtu si i ndjeni. Për beqarët do ketë me të vërtetë një takim mjaft impresionues.
Ujori
Edhe ju që jeni shumë realistë zakonisht do filloni të ëndërroni për jetën tuaj në çift. Partneri/ja nga ana tjetër nuk do jetë në ditën e tij më të mirë dhe kjo mund të sjellë zhgënjime.
Peshqit
Ditë mjaft e animuar kjo e sotmja për të dashuruarit. Emocionet që do përjetoni do jenë vërtet të mëdha dhe të papërshkrueshme kështu që shfrytëzojeni sa të mundni ditën. Beqarët nga ana tjetër do jenë më të hapur ndaj takimeve.