Horoskopi i datës 18 shkurt 2020

Dashi
Parashikohet një ditë mjaft pozitive në saj të ndikimit të Hënës. Do të ndiheni të mbushur me energji dhe me humor të mirë. Gjatë kësaj dite, priten të reja pozitive në çdo fushë, veçanërisht në aspektin sentimental.

Demi
Ju pret një ditë e vështirë dhe tejet stresuese, e shoqëruar me probleme si në punë edhe në jetën në çift. Situata do të përmirësohet vetëm pas disa ditësh, ndaj bëni durim. Shmangni diskutimet dhe mundohuni të relaksoheni.

Binjakët
Edhe pse përgjithësisht do të jetë një ditë pozitive dhe shumë më mirë në raport me të kaluarat, do të përjetoni stres dhe nervozizëm të fortë. Mundohuni që të jeni më pak të tendosur dhe të gjeni mënyrën për t’u relaksuar.

Gaforrja
Gjatë kësaj të marte do të jeni të përfshirë nga melankolia dhe dyshimet. Keni dëshirë për të ndryshuar diçka në jetën tuaj dhe të largoni gjithçka që ju rëndon. Po ashtu, ka ardhur momenti që të rishihni disa projekte dhe të bëni zgjedhjet e duhura.

Luani
Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive, ku do keni mundësi që t’i dedikoheni dashurisë dhe kohës së humbur, sidomos nëse i keni dhënë më shumë hapësirë punës se sa ndjenjave. Për ata që janë vetëm, parashikohen mundësi të mira takimesh.

Virgjëresha
Keni dëshirë për gjëra të reja, pasi dashuria nuk është vetëm në ajër, por edhe brenda jush. Kjo është një ditë e shkëlqyer gjatë së cilës ndiheni të fortë, keni dëshirë për të eksploruar dhe udhëtuar. Mundohuni që të zgjoni sa më shumë të mundeni dëshirën për t’u shoqëruar me njerëz të rinj.

Peshorja
Parashikohet një ditë jo shumë pozitive, ku duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj njerëzve që ju rrethojnë, të cilëve nuk duhet t’iu zini besë. Mund të ketë ngadalësime dhe vonesa në atë që bëni. Probleme paraqiten edhe në dashuri, por mundohuni të mos bëni diskutime të kota.

Akrepi
Do të jetë një ditë neutrale sa i takon punës, ndërsa për ndjenjat ka ende konfuzion. Pëlqeni gjërat bardhë ose zi, dhe jo mjegullnajën, pasi doni që të shihni qartë çdo gjë. Nëse gjatë kësaj të marte nuk është atmosferë nga më të mirat, bëni durim, pasi fundjava do i përmirësojë gjërat.

Shigjetari
Angazhimet po dominojnë jetën tuaj dhe kjo gjë ju shkakton stres dhe probleme. Mundohuni të krijoni pak më shumë hapësirë për veten. Dielli është në anën tuaj dhe po ju mbështet, por kjo nuk do të thotë t’ia lini ccdo gjë në dorë.

Bricjapi
Parashikohet një ditë stresuese, ku gjëja më e mirë që mund të bëni është që të shmangni sa më shumë dëmet. Veproni me kujdes maksimal dhe tregohuni të matur me personat që ju drejtohen. Nëse mundeni, shijoni edhe një moment reflektimi.

Ujori
Urani vijon të ketë ndikim rebel tek të lindurit e kësaj shenje, duke sjellë ndryshime të rëndësishme. Bëhet fjalë për zgjedhje pozitive, frytet e së cilave do të shihen pas pak kohësh. Edhe në sferën sentimentale ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka.

Peshqit
Sot, e keni kokën të mbushur me mendime, por duhet të tregoheni më realistë, sidomos në dashuri, nëse së fundmi keni përjetuar një krizë apo ndarje. Është e kotë të projektoni gjëra që nuk përputhjen me realitetin. Përkundrazi duhet të gjeni mënyrën për të vepruar.