Horoskopi i datës 18 korrik 2019 nga Susan Miller

Dashi
Do të jeni në formë shumë të mirë, nën ndikimin e Hënës që fryn mbi zjarrin e Marsit dhe Uranit. Çfarë është thënë, është bërë! Këtë të enjte do të jeni plot gjallëri dhe të fuqishëm gjatë ditës, por të rraskapitur në mbrëmje. Nuk është vetëm lodhje, ajo është edhe rrugëtimi i Mërkurit.

Demi
Mëngjesin do ta keni të zënë më punë, fitime dhe shpenzime, por duke filluar nga orët e pasdites, me ndikimin e Hënës, çdo gjë do të ndryshojë në gjendjen tuaj të brendshme. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë, por dhe vetëm me partnerin.

Binjakët
Venusi mik ju mbështet gjatë gjithë mëngjesit, duke bërë që të përqendroheni në komunikimin dhe fitim. Do të keni jetë sociale intensive dhe të realizuar. Me një ditë kaq të mbushur me kontakte dhe takime, nuk mund të humbni asnjë minutë me gjëra të parëndësishme!

Gaforrja
Mëngjesi nis i zymtë, po humori do t’ju rikthehet gjatë pasdites nga Mërkuri, duke ua bërë pjesën tjetër të ditës më romantike. Me partnerin tuaj do të keni harmoni. Edhe këtë herë do të mbyllni një sy ndaj defekteve të vogla të tij.

Luani
Do të kaloni një ditë të hareshme me miqtë dhe do të keni bashkëpunim të ngushtë me kolegët. Sjellja më e mirë e juaja do të shpaloset sot më shumë se kurrë. Ndërkaq në mbrëmje do të ndjeni t’ju mbërthejë lodhja aq shumë sa nuk do të keni dëshirë të bëni asgjë.

Virgjëresha
Gjatë gjithë mëngjesit do të jeni të ngarkuar me shumë projekte dhe do të bëni shumë punë, por pa arritur rezultatin e dëshiruar. Por nga ana tjetër mbrëmja do të jetë e qetë, ndërsa Hëna nxit një miqësi që të kthehet në diçka më shumë, të cilën e keni pritur prej kohësh.

Peshorja
Do të keni ditë të mrekullueshme përderisa planetet qëndrojnë gjithmonë në anën tuaj dhe më pas, gjatë ditës do të bëjë që të jeni më entuziast dhe më të hareshëm. Shijojeni këtë të ditë sa më shumë të mundeni dhe mos e lini t’ju ikë për asnjë arsye!

Akrepi
Do të ndërmerrni projekte dhe investime të rëndësishme, por me kusht që të kryhen në kohën e duhur, në të kundërt mund të mos arrini rezultatet e duhura. Veproni gjithmonë me logjikë: asnjë veprim i detyruar nuk të çon drejt suksesit.

Shigjetari
Kini kujdes që të mos nënshkruani kontrata që nuk ju përshtaten. Në lidhje me një çështje delikate kërkojini ndihmë një kolegu me më shumë përvojë, i cili do t’ju mbështesë. Për sa i përket jetës së çiftit, sot partneri do të jetë në qendër të vëmendjes.

Bricjapi
Gjatë mëngjesit do të jeni tërësisht të zhytur në punë, pastaj gjatë pasdites, me ndryshimin e ngjarjeve, do të jetë partneri që do t’ju marrë të gjithë energjitë tuaja. Mbrëmjen do ta kaloni të qetë, pasi të keni mposhtur lodhhëjen me dashuri.

Ujori
Ja se çfarë po ndodh me ju: gjatë ditës mendoni për dashurinë dhe gjatë natës mendja jua krijuese përpunon ide të shkëlqyera, të cilat kanë zbatim të vazhdueshëm. Dhe më e bukura është se ndiheni në formë, edhe pse keni sforcim të trupit dhe mendjes gjatë veprimtarisë tuaj.

Peshqit
Mosmarrëveshjet në familje në mëngjes do të zgjidhen nga pasditja, falë dashurisë, por edhe Hënës, që zhvendoset. Armëpushim do të nënshkruhet para një surprise të mrekullueshme, me ngjyra të ndezura ashtu si personaliteti i juaj i hareshëm.