Horoskopi i datës 18 janar 2020

Dashi
Përshtatja me mënyrat e reja të bërjes së gjërave zakonisht është e lehtë për ju, por sot mund të ndiheni pak të tronditur nga gjërat e shpejta që po zhvillohen dhe ndryshohen. Mos prisni që të bëheni mjeshtër i çdo gjëje brenda natës. Reflektoni dhe merrni kohën që ju duhet.

Demi
Nëse një kontratë, një marrëveshje ose ndonjë lloj tjetër dokumenti ligjor ju vendoset përpara sot, mos nënshkruani asgjë! Marrëveshja që ju ofrohet sot është mirë, por universi mund të ketë gati diçka tjetër për ju. Prisni momentin e duhur.

Binjakët
Vetëm për shkak se dikush ka pushtet mbi një aspekt të jetës suaj nuk do të thotë se ai ose ajo ka fuqi mbi të gjitha zgjedhjet që ju duhet të bëni! Mos ia lini kontrollin e jetës tuaj një tjetri. Ju nuk keni nevojë që dikush t’ju tregojë se çfarë të bëni.

Gaforrja
Nuk është detyra juaj t’u tregoni njerëzve të tjerë se si të jetojnë jetën e tyre, por në këtë rast, mund ju kërkohet një këshillë e vogël miqësore e dhënë në një mënyrë jo gjykuese, por mbështetëse, mos hezitoni. Ndihma ndaj një miku do të shpërblehet.

Luani
Një ditë çuditërisht e rehatshme do t’ju japë kohë për t’u bashkuar me miqtë tuaj për biseda rreth shpresave tuaja, dëshirave tuaja dhe si zakonisht, të gjitha thashethemet e fundit. Do të habiteni kur të kuptoni se nuk dini asgjë për një situatë disi të pazakontë në rrethin tuaj shoqëror!

Virgjëresha
Nuk është logjika e ftohtë, por emocioni ai që do t’ju ndihmojë të zgjidhni një mister mbi të cilin po mendoni shumë. Ju mund të kaloni gjithë kohën tuaj mbi detajet e vogla dhe të kërkoni për një element që mungon, por kjo do të ishte humbje kohe. Mendoni me zemër, jo me kokë.

Peshorja
Një lajm shumë i mirë po ju vjen sot dhe këtë duhet ta ndani me një person tjetër! Nuk ka rëndësi nëse ky person e kupton plotësisht madhësinë e lehtësimit apo lumturisë tuaj, ajo që ka rëndësi është se ky person e di se si të argëtoheni.

Akrepi
Do të keni një tundim të fortë për të dalë jashtë rutinës tuaj sot, por ky nuk mund të jetë një veprim i zgjuar. Ka shumë pasiguri për momentin dhe mund të jetë më e sigurt që t’i përmbahemi planit të lojës pa marrë parasysh sa e mërzitshme apo e vështirë mund të jetë.

Shigjetari
Disa njerëz simpatikë do të hyjnë në jetën tuaj duke ju mbajtur të zënë me të gjitha bisedat e tyre të ëmbla dhe ngjarjet emocionuese shoqërore. Kjo është një ditë shumë argëtuese, aktive për ju dhe plot me ide të reja.

Bricjapi
Sot do t’ju mungojë durimi me një mik. Jepini atij një thirrje zgjimi dhe këshillojeni atë për alternativat që i paraqiten dhe sigurisht, për disa detyrime të rëndësishme. Kjo bisedë do t’ju prezantojë me një ose dy fakte të reja që mund të shpjegojnë sjelljen e kohëve të fundit.

Ujori
Kush thotë se anët e kundërta tërheqin ka shumë të drejtë! Jeta juaj e dashurisë po vazhdon në një fazë disi aktive dhe sot do të përjetoni një lidhje të fortë intelektuale me dikë që është shumë i ndryshe nga ju. Shkëmbimi i ideve është shumë zbavitës për ju sot.

Peshqit
Keni nevojë për një udhëtim diku? Kjo është mundësi e përkryer për të kërkuar një favor miqësor. Nisja e bisedave do të jetë shumë e lehtë sot, sepse njerëzit për të cilët interesoheni do të jenë kurioz për ju. Në dashuri gjërat do ju shkojnë shkëlqyeshëm.