Horoskopi i datës 17 korrik 2019 nga Susan Miller

Dashi
Parashikohet një ditë shumë intensive dhe me ritme që vërtet do ta keni të vështirë t’i përballoni. Një takim i papritur do të bëjë që në planin sentimental gjërat të ndryshojnë në favorin tuaj, andaj bëhuni gati për një eksperiencë të re.

Demi
Mund të keni shumë mendime e ide, madje edhe shumë mënyra për t’i shfrytëzuar, por për këtë duhet t’u imponoheni eprorëve. Nuk ju lejohet më të hidhni hapa të gabuara në aspektin sentimental.

Binjakët
Sot Hëna nuk do të jetë në favorin tuaj dhe kjo ndikojë në kryerjen e disa gabimeve, përsa i përket vlerësimit të gjërave. Nëse dëshironi të evitoni “përplasje” mundohuni të kontrolloni impulsivitetin tuaj.

Gaforrja
Mund të përforconi pozitat tuaja jo vetëm në shoqëri, por edhe në sektorin ku punoni, duke përfituar nga një rast shumë i mirë që do t’ju paraqitet. Kjo ditë ju sjell disa probleme në raport me personin e zemrës.

Luani
Me një kuadër yjor kaq të favorshëm, nuk do ta keni aspak të vështirë të korrni suksese në të gjitha fushat. Do të jeni tepër energjikë në punë dhe shumë pasionalë në dashuri. Një miqësi e re shfaqet në horizont.

Virgjëresha
Jo gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve tuaja, e kjo ndoshta do të ju dëshpërojë disi, por nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Në fushën sentimentale gjërat do të shkojnë më mirë nëse tregoheni tolerantë.

Peshorja
Edhe pse sot Merkuri e Marsi nuk janë shumë pozitivë në përgjithësi dita do të jetë mjaft e mirë dhe ndonjë moment tensioni të vogël do ta eliminoni me komunikueshmërinë tuaj. Sot do të përjetoni shumë kënaqësi profesionale.

Akrepi
Qielli juaj nuk është edhe aq pozitiv, por megjithatë, falë aftësive tuaja të rralla për të dalë nga situatat edhe sot do t’ia dilni mbanë, ndonëse edhe për këtë do të ketë një kosto, e cila mund të prekë edhe partnerin.

Shigjetari
Me Mërkurin dhe Saturnin pozitiv në shenjë, dita e sotme jo vetëm që do të jetë e mirë në përgjithësi, por do t’i japë një shans të madh krijueshmërisë suaj. Një njohje e tre mund të shënojë fillimin e një pasioni të ri.

Bricjapi
Një problem i pazgjidhur akoma ju krijon jo pak vështirësi, por nëse e shihni dhe e shqyrtoni problemin nga një këndvështrim tjetër, atëherë do të zbuloni se ka zgjidhje shumë më optimale. Aspekti shëndetësor po performon shumë mirë.

Ujori
Sot të gjitha energjitë tuaja duhet të jenë orientuar nga fusha profesionale, pasi është një kuadër yjor, me Uranin në krye, që favorizojnë së tepërmi këtë aspekt. Edhe në planin sentimental jeni joshës.

Peshqit
Me Hënën në një pozicion shumë të favorshëm, sot do të keni një aleat më shumë si në fushën profesionale, ku priten ndryshime pozitive, gjithashtu edhe në atë sentimentale. Ruhuni nga ata që hiqen si miq.