Horoskopi i datës 17 dhjetor 2019

Dashi
Bëhuni gati për të jetuar një ditë plot energji pozitive, veçanërisht nëse jeni në çift. Kjo e martë do ju favorizojë të shpenzoni sa më shumë kohë me të dashurin/ën tuaj dhe të jeni të lumtur. Beqarët mund të kalojnë momente gëzimi me njerëzit më të rëndësishëm.

Demi
Ndiheni të pakënaqur me marrëdhënien tuaj në çift. Për shkak të kokëfortësisë suaj mund të ketë keqkuptime me të dashurin/ën tuaj, por që mund t’i gjeni një zgjidhje. Zemrat e vetmuara do të jetojnë momente emocionuese falë njohjeve të reja.

Binjakët
Nëse jeni duke përjetuar një marrëdhënie të re apo të vjetër sentimentale nuk do të ketë surpriza të veçanta, por yjet premtojnë momente magjike. Marrëdhëniet janë të kënaqshme! Ata që janë vetëm duhet të përpiqen të shmangin ndërlikimet e panevojshme nëse duan të jenë të qetë.

Gaforrja
Për të shmangur konfliktet me personin e zemrës, do të ishte më mirë të vendosni gjërat në një situatë të qartë. Mundohuni që gjithçka ta diskutoni me qetësi me partnerin/en dhe përballë njeri- tjetrit, jo në distancë. Beqarët do të jenë të shoqërueshëm, por edhe me plot kontradikta.

Luani
Sot do shfaqni anën tuaj më të mirë romantike. Nëse doni që marrëdhënia juaj me partnerin/en të jetë përgjithmonë, kjo është koha për ta bërë këtë. Për beqarët do të ketë takime të reja dhe shumë të këndshme, ku do të dini t’i mahnisni bashkëbiseduesit tuaj.

Virgjëresha
Për fat të keq, nganjëherë gjërat e bukura nuk zgjasin shumë, por nuk mund të bëni asgjë për këtë. Nëse duhet të mbyllni një histori, bëjeni tani dhe largojeni të kaluarën. Beqarët do të kenë kohë për të analizuar situatën e tyre për të vendosur se çfarë duhet të bëjnë.

Peshorja
Merrni përparësi të plotë gjatë kësaj faze të favorshme në jetën tuaj private. Pasioni është i madh dhe marrëveshja me partnerin/en është në momentin më të mirë se kurrë. Beqarët do të jenë plot me mendime pozitive dhe do të përpiqen të jetojnë çdo moment të kësaj dite me gëzim.

Akrepi
Ndonjëherë e sheh veten si një peshk jashtë ujit dhe këtë ndjenjë shqetësimi mendoni se e transmetoni tek ata që janë përreth jush. Jini më pak të shqetësuar dhe më të qëndrueshëm. Beqarët mund të jetojnë lidhje të komplikuara, prandaj bëjnë mirë t’i kushtojnë vëmendjen e duhur njohjeve.

Shigjetari
Partneri/ja ju jep gjithë sigurinë dhe stabilitetin që ju nevojitet dhe kjo ju ka larguar nga surprizat. Kompensojeni duke menduar një gjest të bukur! Beqarët do të duhet të frenojnë impulsivitetin e tyre në mënyrë që të mos bëjnë një përshtypje të keqe në takime.

Bricjapi
Ju nuk mund të planifikoni të ardhmen nëse nuk zgjidhni më parë të kaluarën. Jepini përparësi marrëdhënies nëse doni të jetoni më mirë jetën tuaj në çift. Për beqarët do të jetë një e martë e mbushur me surpriza, por edhe me kontraste me disa anëtarë të familjes.

Ujori
Gëzojuni kësaj dite të qetë ju që jeni në një lidhje dhe përpiquni të relaksoheni për të rikuperuar gjendjen tuaj. Mundohuni të ndryshoni pamjen tuaj ose të organizoni një darkë jashtë për të fituar më shumë vëmendjen dhe dashurinë e partnerin/es.

Peshqit
Vlerësoni këtë moment romantik dhe pasionant. Së bashku me partnerin/en do jetoni sot në një botë të mbushur me lumturi. Edhe ata që janë vetëm do të duhet të ndryshojnë pretendimet e tyre nëse duan të gjejnë shpirtin e tyre binjak. Ndërkohë, financat po shkëlqejnë.