Horoskopi i datës 16 shtator 2019 nga Susan Miller

Dashi
Asnjë planet nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën sentimentale te çifteve. Duhet të tregoheni paksa më të organizuar dhe te mendoheni mirë para se të flisni. Për beqaret ndikimi i planetëve do jetë mjaft pozitiv. Ka shumë gjasa ta bëni për vete personin që keni përzemër.

Demi
Nëse ka disa gjëra që nuk ju pëlqejnë tek ai që keni në krah është më mirë t’ia thoni. Mos e shtyni për më vonë sepse do akumulohen më tepër pakënaqësi. Beqarët do jenë sharmantë, por do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare.

Binjakët
Do keni shumë mosmarrëveshje sot me atë që keni në krah dhe kjo do ju mërzitë pamasë. Asnjeri prej jush nuk do tolerojë dhe kjo do e vështirësojë situatën. Beqarët nuk duhet të pranojnë çdo ftesë që do u bëhet, sepse janë shumë të pavendosur.

Gaforrja
Jeta juaj në çift do ketë një rëndësi shumë të madhe gjatë kësaj dite. Do i kushtoni kohën e duhur partnerit dhe do mundoheni me çdo kusht t’i zgjidhni mosmarrëveshjet që keni pasur. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por do gjejnë një person i cili do jetë fiks si ata e kishin ëndërruar.

Luani
Do i shprehni edhe më shumë ndjenjat sot për të dashurin tuaj të zemrës dhe çdo gjë do shkojë më së miri mes jush. Beqaret jo vetëm që do të kenë takime interesante, por do mund të fillojnë edhe angazhime serioze.

Virgjëresha
Ka rrezik që jeta juaj në çift të jetë mjaft e trazuar gjatë kësaj dite. Do keni debate të forta me njëri-tjetrin dhe do jeni gjithë kohës të mërzitur. Për beqarët premtohen shumë takime interesante, për shkak se do të dalin shumë shpesh.

Peshorja
Edhe nëse keni debate të forta me partnerin tuaj nuk duhet të tregoheni pesimistë. Në një lidhje janë normale debatet, por duhet të dini si t’i zgjidhni ato me kujdes dhe diplomaci. Beqarët me shumë gjasa do e gjejnë personin ideal dhe do ndihen më të qetë.

Akrepi
Entuziazmi dhe emocionet do e pushtojnë sot jetën sentimentale të çifteve. Do kuptoheni më së miri me atë që keni në krah dhe do i zgjidhni keqkuptimet e vogla që keni patur më parë. Beqarët do kenë takime të shumta, por asnjeri nuk do depërtojë në zemrën e tyre.

Shigjetari
Konfigurimi i yjeve do jetë mjaft i mirë për jetën tuaj sentimentale sot. Ata që kanë shumë kohë bashkë do mendojnë për një hap më tej. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim, por nuk kanë për ta gjetur personin që kanë ëndërruar.

Bricjapi
Ditë mjaft e turbullt kjo e sotmja për jetën sentimentale të çifteve. As vetë nuk do jenë të qartë për atë që duan dhe do konfliktohen gjithë kohës. Për beqarët dita do jetë mjaft pozitive. Do ja kaloni mirë me miqtë tuaj dhe do takoni disa persona të rinj mjaft interesantë.

Ujori
Ndikimi i yjeve nuk do jetë shumë pozitiv për jetën sentimentale te çifteve. Do keni shumë dyshime mbi partnerin dhe herë pas here do bëni skena xhelozie. Beqarët me shumë gjasa do e bëjnë për vete personin që pëlqejnë dhe krijojnë një raport shumë të bukur.

Peshqit
Ditë përgjithësisht e bukur dhe me diell kjo e sotmja për të dashuruarit. Do kuptoheni mirë me njëri-tjetrin dhe nuk do keni konflikte. Ata që kanë qenë larg personit të zemrës do kenë takime pasionante. Beqarët do dëshirojnë të qëndrojnë vetëm edhe sot për të reflektuar mbi të ardhmen.