Horoskopi i datës 16 prill 2020

Dashi
Hëna kalon në Bricjap sot dhe kjo do ju bëjë të ndjeni disa momente lodhjeje dhe të përfshiheni në diskutime të vogla me personin që keni në krah të cilat do t’ju shqetësojnë.

Demi
Një ditë e kënaqshme nga shumë pikëpamje. Në dashuri zemra fluturon, pasioni nuk do mungojë dhe ju vështirë se mund ta kontrolloni atë. Mbrëmje intime me partnerin/en.

Binjakët
Luaj letrat e tua në paqe të plotë me mendjen. Sot dashuria fiton pikë dhe do t’ju lejojë të kaloni një ditë fantastike me partnerin/en!

Gaforrja
Hëna në Bricjap është mjaft armiqësore dhe kundërshtimet me personin që keni në krah do të rriten. Përdorni durim dhe mirëkuptim në qoftë se nuk dëshironi që diçka të prishet.

Luani
Planet sentimentale nuk po ecin dhe kjo sjellë probleme dhe shqetësim në familjen tuaj, por mos u shqetësoni, stuhia do të ketë përfunduar deri në fund të javës.

Virgjëresha
Sot ju mund të mbështeteni në një planet të bukur të ngritur në favorin tuaj. Mbrëmja është ideale për t’u çlodhur, për të shijuar gëzimet e familjes ose për t’u argëtuar me miqtë.

Peshorja
Yjet nuk janë shumë në favorin tuaj dhe keqkuptimet me partnerin/en prishin disi marrëdhënien tuaj në çift. Shmangni dialogun në çështje me rëndësi të vogël!

Akrepi
Në fushën e dashurisë, shmangni dyshimet pa baza. Më mirë veproni me vetëdije dhe me siguri, veçanërisht ata që duhet të planifikojnë disa hapa të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre në çift.

Shigjetari
Sfera private është e qetë, për momentin nuk ka surpriza dhe nuk ka nevojë të shikoni përreth! Në punë, vlerësoni situatën dhe prisni kohë më të mira.

Bricjapi
Dita fillon me Hënën në shenjë dhe yje të favorshëm, të cilat lënë mënjanë përtacinë dhe pavendosmërinë që shpesh ju pengon të shijoni gjërat e mira që keni në jetë.

Ujori
Hëna në fushën e dymbëdhjetë mund ta trazojë disi marrëdhënien tuaj në çift. Kjo gjendje mund ta vendosë jetën tuaj dashurore në merak.

Peshqit
Një diskutim i vogël mund të shkundë madje edhe çiftet më të forta, do t’u rezistojnë atyre vetëm ata që me të vërtetë duhen. Mbani parasysh financat!