Horoskopi i datës 16 maj 2020

Dashi
Keni treguar mjaftueshëm vetëkontroll kohët e fundit, ndaj ka ardhur momenti që të bëni diçka që ju jep kënaqësi. Disa njerëz mund të habiten nga fakti që do të kaloni nga njëri ekstrem në tjetrin, por kjo tregon është nuk ju njohin aspak.

Demi
Nuk ka rëndësi sa të zënë keni qenë ditët e fundit, kjo duhet të jetë një fundjavë e qetë, duke u kujdesur që të mos merrni asgjë më shumë seriozisht sa duhet. Argëtohuni dhe lëreni pjesën tjetër të botës të kujdeset për veten.

Binjakët
Mënyra më e mirë për t’u rimëkëmbur nga pengesat që ju kanë shtyrë të bëni hapa prapa është që të jeni më aktivë. Nuk do të jetë e vështirë, ndaj dhe bëhuni gati për të arritur qëllimet që do t’i vini vetes.

Gaforrja
Shijojini sa më shumë të jetë e mundur 48 orët e ardhshme pasi fillimi i javës do të jetë tepër i zënë. Përpiquni të argëtoheni sa më shumë, por kujdes mos bëni më shumë plane sa duhet. Mund të mërzisni të tjerët nëse nuk i përmbushni dot.

Luani
Do t’ju duhet pak punë për t’u adaptuar me ndryshimet e ndodhura kohët e fundit. Si fillim, mjaft u shqetësuat se ku jeni momentalisht, por shini përpara, se ku do të jeni shumë shpejt.

Virgjëresha
Përse po shqetësoheni për gjëra që nuk kanë rëndësi? Cilado qoftë arsyeja, dhe mund të mos ketë fare arsye, duhet të hiqni dorë dhe të fokusoheni në çështje që kanë vërtetë rëndësi, jo vetëm për ju, por edhe për ata që varen nga ju.

Peshorja
Ndonëse do të jeni me humor të mirë dhe të prirur për të biseduar me këdo përgjatë kësaj fundjave, por bëni kujdes me gjërat që thoni. Nëse flisni pa menduar, mund të krijoni më shumë armiq.

Akrepi
Ka ardhur koha të përfundoni diçka të nisur që në fillim të këtij muaji. Planetet sugjerojnë se këtë fundjavë do të keni vullnetin dhe energjinë e duhur dhe do të merrni vlerësimin e merituar.

Shigjetari
Nëse i keni thënë diçka që e ka lënduar një miku apo të afërmi kohët e fundit, duhet të bëni diçka për ta rregulluar gjatë kësaj dite. Sigurohuni që ndjesa të mos jetë vetëm fjalë, por ta ndjeni vërtetë atë që thoni.

Bricjapi
Nëse nuk e doni me zemër diçka për të cilën po punoni kohët e fundit, ndoshta është ide e mirë që të hiqni dorë, ose ta shtyni për më vonë. Planetet sugjerojnë se duhet të jepni 100 përdind ose zero, nuk ka rrugë të mesme.

Ujori
Mos i jepni më shumë rëndësi sa duhet një çështjeje, e cila në të vërtetë as që duhet të ishte pjesë e shqetësimeve tuaja momentalisht. Fokusohuni në diçka për të cilën jeni të sigurt.

Peshqit
Mund ta kaloni 48 orëshin e ardhshëm duke u shqetësuar për gjëra të cilat me gjasë nuk do të ndodhin, ose mund të mos i mendoni fare dhe të shijoni fundjavën.