Horoskopi i datës 16 korrik 2019 nga Susan Miller

Dashi
Hëna është dembele sot përkundër Plutonit që ju ka në vëmendje. Partneri do të tregohet shumë i dashur, por do t’ju bezdisë me kujdesin e tepërt që do të tregojë. Qëndrueshmëria fizike dhe gjallëria mendore vitalitet varen edhe nga ajo që hani, kujdesuni për dietën.

Demi
Do të jeni me miq dashamirës dhe përkrahës, me të cilët do të vendosni të organizoni një aktivitet të bukur. Mes artit dhe natyrës është më e lehtë të bashkëpunosh. Do t’ju dalin shpenzime të paparashikuara në punë, ndaj përgatituni.

Binjakët
Miqtë tuaj qiellorë janë Jupiteri dhe Urani, të cilët megjithatë, mes tyre grinden. Në majat e tyre Neptuni dhe Mërkuri ju krijojnë ndërlikime. Duke mos qenë të sigurt të kuptoni se kush jeni dhe çfarë doni në të vërtetë, e keni të vështirë të mbani në kontroll emocionet.

Gaforrja
Dielli dhe Neptuni po ju përkëdhelin, të mbështetur së tepërmi nga Hëna, e cila u jep qëndrueshmëri të ëndrrave të juaja. Zgjohuni, është ende ditë pune dhe puna po ju thërret! Për t’ia kaluar mirë duhet të prisni për fundjavën.

Luani
Të ndikuar nga tërheqja e Hënës, keni shumë dëshira, por të gjitha duken se nuk mund të arrihen në një kohë të shkurtër dhe juve nuk ju pëlqen të prisni. Puna është e lodhshme, por ngushëlluese. Duke mos u ndalur së kërkuari, në horizont do t’ju shfaqet një dritëz.

Virgjëresha
Hëna miqësore në bashkëpunim me Plutonin krijojnë situatën ideale për të bërë paqe me partnerin, nëse do të ishte e nevojshme dhe të t’i ktheni përsëri buzëqeshjen njëri-tjetrin. Mërkuri dhe Neptuni kundra, ndërkaq kërkojnë sqarime, është thelbësore të përballeni me të vërtetën.

Peshorja
Urani dhe Plutoni po ju shqetësojnë dhe nuk keni çfarë t’i bëni! Planetët e tjerë ruajnë paanshmërinë, por duke ju dhënë mbrojte në angazhimet e juaj. Pozicioni i Diellit, Merkurit dhe Neptunit do të ndikojnë pozitivisht në shëndetin e juaj.

Akrepi
Me fëmijët nuk ka nevojë të mbani fjalime të gjata, ata ju kuptojnë menjëherë dhe në ditët e sotme edhe ju binden. Po rriten me të vërtetë! Lexoni libra të mirë dhe do të keni shumë ide për të menduar. Talenti krijues ka nevojë për ushqim.

Shigjetari
Është dita ideale për ata që kanë dëshirë të bëjnë punime në shtëpi. Mjetet dhe materialet do të jenë të kushtueshme, por do t’ia vlejnë. Edhe në zyrë atmosfera është e qetë, të gjithë mendojnë për punën e tyre, pa ndërhyrë në atë të të tjerëve.

Bricjapi
Brenda vetes keni forcën e dashurisë. Të qëndrueshëm dhe mendimtarë, do të jeni të aftë për të shprehur veten dhe të projektoni drejt së ardhmes. Do të flisni me butësi dhe delikatesë, gjuha që përdorni është një gjuhë romantike, që vjen nga zemra.

Ujori
Do të keni tensione të vogla në familje. Do të ngushëlloheni duke blerë disa gjëra të vogla, jo ndonjë gjë kushedi se çfarë, por thjesht libra të vjetër dhe gjërat kulturore për t’i koleksionuar. Do të bëni shumë shpenzime ushqimore sot!

Peshqit
Do të jetë një ditë bashkëbisedimesh dhe hapje zemre. Nëse një histori është ende në ekuilibër midis miqësisë dhe dashurisë, duhet të jeni ju, ata që duhet të vendosni për rrjedhën e mëtejshme të gjerave. Beqarët do të t’u përkushtohen romancave artistike.