Horoskopi i datës 16 gusht 2020
Dashi
Ju këshillohet të tregoheni pak më pragmatistë e të mos merreni edhe aq me gjërat që nuk ju sjellin ndonjë përfitim. Ambicia juaj sot do të njohë një rritje për shkak së është Hëna që stimulon këtë aspekt.
Probleme të mëdha e të vogla në fushën e aktivitetit tuaj profesional bëjnë që sot dita të jetë plot tension e stres, por për fatin tuaj të mirë, është Afërdita që jua bën mjaft intersant sektorin e dashurisë.
Binjakët
Në përgjithësi qielli juaj është i mirë, pavarsisht se Marsi “grindavec” edhe sot mund t’ju sjellë ndonjë telash të vogël. Hëna favorizon raportet ndërpersonale dhe erosin, por edhe egoizmin tuaj.
Gaforrja
Të dini të përfitoni nga situatat nuk do të thotë aspak se nuk jeni korrektë, sepse janë të tjerë ata që përpiqen t’jua hedhin, ndërsa ju duhet të kundërveproni. Fati do të jetë me ju edhe në dashuri.
Luani
Parashikohet një ditë plot aktivitete, si në punë ashtu edhe në raportet me të tjerët, ku një seri kontaktesh e takimesh do t’ ju hapin mundësi të reja për të arritur suksese. Kujdes me sëmundjet e stinës.
Virgjëresha
Marsi dhe Afërdita sot do të jenë në një “aleancë” duke zbehur ndjeshëm ndikimin negativ të Saturnit. Kujdes, nuk duhet të dramatizoni edhe gjërat më të parëndësishme, në raportet me partnerin.
Peshorja
Me Mërkurin që ju mbështet në çdo aspekt e ju nxit gjithmonë të tregoheni aktivë do ta keni shumë më të lehtë për të përballuar një ditë që nuk premton shumë mirë për ju. Do të jeni mjaft pasionalë në dashuri.
Akrepi
Më mirë të prisni të kalojë ndikimi negativ i ndonjë ylli jo shumë “miqësor” për ju sesa të ndërmerrni veprime të nxituara, për të cilat më vonë do të pendoheni. Paraqitet një situatë e shkëlqyer në planin sentimental.
Shigjetari
Duhet ta ngulitni mirë në kokë se nëse nuk arrini dot të vendosni ekuilibrin dhe raporte të drejta mes angazhimeve profesionale dhe atyre sentimentale, do të bini në konfuzion e nuk do të arrini gjë.
Bricjapi
Ndikimi pozitiv i një sërë yjesh do t’ju ndjekë sot gjatë gjithë ditës dhe sot nuk teprohet aspak po të thuhet se jeni të “privilegjuarit” e tyre. Një takim interesant mund të sjellë një dashuri të re.
Ujori
Edhe sot për ju pritet një ditë përgjithësisht pozitive, pasi jeni akoma nën ndikimin e Merkurit nga njëra anë dhe Hënës në një në një orbitë të favorshme nga ana tjetër. Kujdes me paratë.
Peshqit
Sot kuadri yjor paraqitet shumë i favorshëm dhe mund të keni mundësi të shumta për të arritur rezultate pozitive. Megjithatë, Hëna luhatëse ju bën edhe ju disi të lëkundur e të pavendosur.