Horoskopi i datës 15 shtator 2020

Dashi
Nuk do të jeni shumë të kujdesshëm dhe do e keni kokën mes reve, gjë që do ju rrezikojë që të bëni një gabim. Nuk e keni për zakon të veproni në mënyrë racionale, pasi jeni shumë spontan për t’iu qëndruar rregullave të jetës. Mirëpo gjatë kësaj të marte duhet të sforcoheni disi. Nga ana tjetër kjo ditë do të jetë mjaft interesante sa i takon ndjenjave.

Demi
Asgjë nuk do të shkojë kundër vullnetit tuaj, por në këtë moment jeni shumë të tensionuar, pasi gjithçka është duke ndryshuar, si për sa i takon jetës private edhe asaj profesionale. Shumë gjëra mund t’ju dalin nga kontrolli. Kjo situatë do ju acarojë dhe do të ndjeni nevojën për konfirmime. Mos dyshoni për aftësitë tuaja, pasi nuk do t’ju tradhtojnë kurrë.

Binjakët
Pritet që në punën tuaj të ketë një ndryshim. Duket sikur nuk ndiheni më rehat në të njëjtat kushte pune dhe kjo gjë ju shqetëson. Jeni një prej atyre shenjave që përshtateni kollaj me zhvillimet e reja. Por duket se keni duruar mjaftueshëm dhe doni të shkoni diku tjetër. Mirëpo këshillohet që të tregoheni disi të duruar, pasi momentalisht nuk do e keni të lehtë.

Gaforrja
Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive. Ky është një moment i mirë dhe i mbushur me shumë mundësi të cilat do ju lejojnë që të realizoni atë që dëshironi. Nëse dini të vlerësoni personat për kontributin e tyre të vërtetë, atëherë mund të krijoni lidhje të veçanta. Mund të prisni më shumë dhe të kërkoni më shumë nga jeta. Gëzime të vogla mund të sjellin zhvillime të mëdha.

Luani
Horoskopi i kësaj dite ju fton që të ruani qetësinë. Ndonjëherë është më mirë që të zbrisni poshtë, për t’u ngjitur sa më lartë. Problemi është se krenaria juaj po lufton për të pranuar momentet kur duhet të ulni krye. Jeni një luan, ndaj është normale që të jeni kundër gjërave që ju imponohen. Por ka momente si këto, ku të lindurit e kësaj shenje do të jenë krenarë dhe të vendosur, ndaj prisni çdo mundësi.

Virgjëresha
Deri më tani reflektorët kanë qenë të drejtuar për nga ju. Mërkuri dhe Neptuni, janë gjithnjë e më aktivë, por këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm lidhur me atë që thuhet dhe shkruhet. Mos lejoni të kushtëzoheni nga gjykimet e të tjerëve. Merrni pak kohë për t’u menduar, pasi ka zgjedhje të cilat nuk ju bindin.

Peshorja
Horoskopi i kësaj të marte parashikon një shqetësim i cili do të reflektohet edhe në ditët në vijim. Ky shqetësim ka të bëjë me financat tuaja, të cilat do ju kushtëzojnë lidhur me një blerje. Bëni atë që dini të bëni më mirë, por mbajini parasysh situatat përreth. Megjithatë, kjo nuk është dita e duhur për të bërë zgjedhje impulsive, për shkak se jeni konfuz.

Akrepi
Hëna do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj, ku më në fund do të jeni në qendër të vëmendjes. Edhe kalimi tranzit i Neptunit, do të rrisë kreativitetin tuaj dhe do ju japë ide të mira se si të përmirësoni bashkëpunimin në dashuri. Do të jeni më aktivë dhe dinamikë gjatë kësaj të marte dhe për këtë arsye, rikuperimi do të jetë i ndjeshëm.

Shigjetari
Edhe pse nuk janë ditë të lehta, mund të ndjeni nevojën për t’u mbështetur tek dikush. Mund të bëhet fjalë për një koleg, një mik apo edhe një familjarë. Ekziston mundësia që të merrni leksione me shumë vlerë. Nga një gabim apo eksperiencë, mund të nxirrni një mësim të rëndësishëm.

Bricjapi
Do të nisë rikuperimi për ju dhe një sukses është fare i afërt. Mund të keni qenë së fundmi në shoqërinë e një personi interesant dhe tashmë keni dëshirë që t’i shijoni ndjenjat më lirshëm. Në punë është momenti kur prisni një përgjigje. Shumë prej jush e kanë nisur nga zero, ndaj duhet të bëjnë durim.

Ujori
Ngjarjet e ditëve të fundit, kanë sjellë një zhvillim revolucionar. Keni rinovuar disa anë të jetës suaj, por duhet të përshtateni me rrethanat. Gjatë javëve në vijim mund të kushtëzoheni prej punës, gjë që do ju detyrojë që të rishihni disa sjelljet tuaja. Bëni kujdes me dashurinë dhe ato që doni realisht.

Peshqit
Keni disa planete që ju janë vënë kundër, por nga ana tjetër disa yje i keni në krahë. Shijoni momentet e këndshme të kësaj dite, pa u vënë në kërkim të arsyeve se pse disa gjëra nuk ecin siç duhet. Nëse jeni nervozë për shkak të gjërave që mund të ndodhin në orët në vijim, mundohuni që të merrni më shumë kohë për të rigjetur qetësinë dhe për t’u përqendruar në takimet pozitive të cilat nuk do të mungojnë.