Horoskopi i datës 15 maj 2020

Dashi
Mos jetoni me mendjen tek gjërat e kaluara. Është mirë kur herë pas here e kthen kokën pas, për të parë rrugën që keni ndjekur, por nëse e bëni këtë në mënyrë të përsëritur atëherë diçka nuk shkon.

Demi
Njerëzit që do të takoni ndërkohë që jeni jashtë sot, kanë tendencën që të mos jenë ndihmë, ndaj qëndroni larg situatave ku duhet të vareni nga bujaria e të panjohurve. Në fakt, për rezultate sa më të mira qëndroni pranë shtëpisë.

Binjakët
Sipas planeteve po synoni shumë poshtë dhe arsyeja qëndron pas faktit që frika ka marrë situatën nën kontroll. Është për të ardhur keq, sepse planetet sugjerojnë se nëse do të pretendonit pak më shumë mund të arrini gjëra të mëdha.

Gaforrja
Kohët e fundit keni qenë mjaft të zënë dhe kjo është një situatë që me gjasë nuk do të ndryshojë për disa kohë. Do të keni ndryshime në një marrëdhënie që për një farë kohe do të bjerë në gjendje agonie.

Luani
Një çështje për të cilën keni shumë kohë që shqetësoheni do të zgjidhet sot dhe më në fund do të ndiheni të çliruar. Megjithatë mos mendoni se ky kapitull u mbyll. Duhet ta dini tashmë që shkaqet kanë gjithnjë pasoja.

Virgjëresha
Keni fuqinë për të bërë ndryshime të mëdha, por kjo nuk është koha më e mirë për të ndërmarrë hapa tejet të guximshme. Ndryshimet më të mira janë ato që vijnë nga evolucioni i situatave.

Peshorja
Duhet të pranoni njëherë e mirë që ndryshimet janë të pashmangshme. Një moment që do ta bëni këtë, do të kuptoni që të shqetësuarit për to është humbje kohe. Në vend që të përpiqeni të shmangni ndryshimet, provoni të përmirësoni pozicionin tuaj.

Akrepi
Nuk ka asgjë që nuk mund ta realizoni, asgjë që nuk mund të bëni. Këto kohë do të keni fuqinë për të bërë edhe ato gjëra që i konsideroni të vështira, vetëm duke i besuar instiktit dhe duke vepruar në bazë të tyre.

Shigjetari
Ambienti që ju rrethon mund të duket kaotik për momentin, por nëse ndaleni për pak, do të shihni se asgjë nuk ka ndryshuar. Jeta juaj ka pasur, ka dhe do të ketë gjithnjë kuptim.

Bricjapi
Njerëzit janë ata që janë dhe nuk do t’i ndryshoni duke shpresuar që të ishin si ju. Ajo që do të ndodhë sot, do t’ju kujtojë pikërisht këtë, por do të nxjerrë gjithashtu në pah sesa e mërzitshme do të ishte bota nëse të gjithë njerëzit do të ishin njësoj.

Ujori
Sipas planeteve, kohët e fundit e keni lodhur veten më shumë sa duhet dhe ka ardhur koha të bëni pak pushim. Nuk bëhet fjalë vetëm për lodhje fizike, por edhe mendore e emocionale. Gjithçka ka një limit, edhe ju.

Peshqit
Diçka dramatike do të ndodhë përgjatë 24 orëve të fundit, e teksa nuk është e mundur të thuhet se për çfarë bëhet fjalë, me gjase lidhet me shoqërinë. Mesa duket do të jeni ju personi që do t’i vini në ndihmë.