Horoskopi i datës 14 tetor 2020

Dashi
Bëni kujdes me paratë apo transfertat bankare sot. Çfarëdolloj transaksioni të nisni, mundësitë që të jeni të suksesshëm nuk janë të mëdha. Nëse blini diçka, do ta përdorni shumë pak herë e më pas do ta lini në harresë. Ndaj mos shpenzoni para kot.

Demi
Hëna është në shenjën tuaj sot. Rezistojini tundimit për të dalë për pazar, ashtu sikurse tundimit për të marrë vendime, apo për të patur takime të rëndësishme. Thjesht lërini gjërat të rrjedhin vetë. Bëni kujdes me ato që do thoni gjatë ditës së sotme.

Binjakët
Do të jeni të pavendosur sot dhe të pasigurt se çfarë hapash duhet të ndiqni më pas. Megjithatë, do të jeni krijues dhe do të merrni edhe vlerësime për punën që do të bëni. Sot është një ditë e bukur dhe kreative, ndaj bëni më të mirën tuaj.

Gaforrja
Dita e sotme do të jetë shumë konstruktive dhe nëse keni ndonjë bisedë të cilën dëshironi ta bëni me dikë të afërt, bëjeni. Biseda do të kalojë në tema të tjera të cilat do t’ju japin një perspektivë pozitive dhe do t’ju bëjnë t’i shihni gjërat me sy tjetër.

Luani
Mos merrni përsipër dhe mos bini dakord me asgjë të rëndësishme sot. Jeni të tensionuar dhe disa gjëra nuk i keni ende të qarta, ndaj jepini kohë vetes. Përgjatë ditëve që do të vijnë, situata do të përmirësohet ndaj bëni durim.

Virgjëresha
Vlerësimi juaj për të bukurën do të jetë shumë i lartë sot. Do të jeni të tunduar për të guxuar në ide të pazakonta dhe në drejtime të reja. Megjithatë, sot nuk është dita e duhur për ta bërë një gjë të tillë. Shijojeni fantazinë por mos merrni vendime të rëndësishme dhe mos shpenzoni para.

Peshorja
Bëni kujdes me paratë. Ditët e fundit keni bërë shumë shpenzime, shpesh edhe të panevojshme. Nuk ka nevojë që të ofroheni gjithnjë ju për të nxjerrë të tjerët nga situata. E mërkura premton disa ndryshime të bukura, nga të cilat do të përfitoni.

Akrepi
Dëgjojeni një mik apo të afërm që ka nevojë për një këshillë dhe një shpatull për t’u mbështetur, por mos u përfshini më shumë sa duhet. Mos e prishni ditën për shkak të zgjedhjeve të gabuara të të tjerëve.

Shigjetari
Mos kërkoni shumë nga vetja sot, as nga ata që ju rrethojnë në punë. Nuk është momenti më i mirë për të marrë përsipër gjëra që ndoshta nuk do të keni mundësinë t’i bëni siç duhet. Përmbyllni punët që keni në dorë, bëni pak pushim pastaj mendoni për të tjerat.

Bricjapi
Dita e sotme do të jetë shumë frytdhënëse sa i përket të krijuarit dhe artit në përgjithësi. Shfrytëzojeni për punë të bukura, apo për t’i bërë përshtypje dikujt me pozitë. Fati është në anën tuaj, ndaj bëni mirë të shfrytëzoni shanset që ju jepen.

Ujori
Sot fokusohuni në shtëpi dhe familje. Merruni me gjëra që ndoshta i keni lënë pas dore. Pse jo bisedoni më shumë me anëtarët e familjes, dilni me ta. Dedikojani një ditë, edhe ata kanë nevojë për ju.

Peshqit
Merreni ditën si të vijë, por në asnjë moment mos merrni vendime të rëndësishme që nesër mund të sjellin pasoja të paparashikuara. Edhe debatet përpiquni t’i evitoni, sidomos në punë. Kini parasysh që duhet të tregoheni të duruar.