Horoskopi i datës 14 dhjetor 2019

Dashi
Jeni gati t’i hapni dyert dashurisë, kjo vlen edhe për ata që mund të kenë dalë nga një zhgënjim sentimental. Pak konfuzion do ndihet në zemrat e vetmuara që do të duhet të heqin çdo paragjykim para se të zbaviten nga një histori dashurie. Financat janë shumë të mira.

Demi
Marrëveshja me njeriun tuaj të zemrës do të sjellë projekte të reja. Ata që janë në një histori dashurie duhet të mbajnë xhelozinë përbrenda dhe t’i japin më shumë hapësirë partnerit/es. Yjet njoftojnë surpriza të bukura në dashuri për beqarët.

Binjakët
Ditë e qetë parashikohet kjo e shtunë për ata që tashmë janë prej kohësh në një lidhje të konsoliduar. Do të merren vesh mes tyre dhe do të përjetojnë një marrëdhënie të shkëlqyer. Ata që janë vetëm do të kenë njohje të reja dhe me shumë mundësi do takohen me një person të pëkryer.

Gaforrja
Për ata që janë në një lidhje dashurie dita e sotme parashikohet disi e trazuar, por duke e njohur më së miri partnerin/en tuaj, gjëja më e mirë që duhet të bëni është komunikimi dhe sqarimet mes jush. Beqarët do të kenë dëshirë të madhe për të dëfryer dhe për të krijuar njohje të reja.

Luani
Heshtja juaj mund të bëjë të mendoni shumë më tepër nga ç’duhet ndaj personit që keni përkrah. Këshilla më e mirë është të flisni hapur me partnerin/en dhe t’ja bëni të qarta ato që doni dhe ju mundojnë. Dashuria është e paparashikueshme dhe beqarët do ta mësojnë sot.

Virgjëresha
Sfera sentimentale është shumë më e mirë se ditët që keni lënë pas dhe bashkëpunimi me partnerin/en do t’ju japë momente të paharrueshme. Ju do të keni shumë mundësi për t’u argëtuar në mbrëmje. Ata që janë vetëm do vazhdojnë të shpresojnë për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme duke harruar zhgënjimet.

Peshorja
Mundohuni të mbani larg tensionet dhe zënkat me partnerin/en dhe vendosuni në dispozicion të marrëdhënies tuaj. Nëse doni që ajo të ecë për mrekulli, jini të kujdesshëm dhe tregoni gjithë pasionin ndaj njeriut tuaj të zemrës! Beqarët do të duhet të jetë më pak sipërfaqësorë dhe t’i japin më shumë rëndësi ndjenjave.

Akrepi
Sfera e dashurisë ju rezervon një lajm të madh dhe ajo që dukej e pasigurt për ju tani shfaqet më e qëndrueshme se kurrë. Ju do të udhëtoni në të njëjtën gjatësi vale si partneri/ja. Nëse jeni vetëm, mund të përjetoni ndonjë ndryshim në miqësi.

Shigjetari
Për ata që janë në një lidhje dashurie duket se keni lënë pas një periudhë keqkuptimi dhe po jetoni me gëzim këto momente të jetës suaj si çift. Ndërsa ata që janë ende vetëm mund të takohen më në fund me një person që mund të përmbushë kërkesat e tyre.

Bricjapi
Do të jetë një fundjavë që karakterizohet nga momente festive dhe do shijoni pafund dashurinë me partnerin/en. Shijojeni pa fund këtë ditë. Beqarët do të duhet të bëjnë sytë katër nëse duan të gjejnë personin për të cilin kanë pritur deri tani. Mund të jetë shumë afër!

Ujori
Gëzojuni pa fund kësaj dite dhe tregoni ndjenjat tuaja të mëdha për të dashurit tuaj. Shmangni qëndrimet e pakapërcyeshme, të cilat mund të keqkuptohen. Yjet janë në anën tuaj, në të gjitha aspektet, sidomos në ato profesionale dhe financiare.

Peshqit
Çiftet mund të krijojnë diçka të rëndësishme me të dashurit e tyre. Shpirti i tyre binjak do t’ju japë mbështetje dhe rehati dhe nuk do t’ju lejoj të mërziteni për asnjë moment. Edhe për ata që janë vetëm kjo ditë fundjave parashikohet të jetë mjaft e mirë, ku beqarët me magjinë e tyre magnetike do të pushtojnë të gjithë!