Horoskopi i datës 13 qershor 2019 nga Susan Miller
Dashi
Nëse jeni ende beqarë, ndoshta do të krijohen kushtet favorizuese për të bërë takime premtuese. Duke u dhënë më shumë hapësirë hobive dhe krijimtarisë suaj, do të jeni më të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.
Demi
Dielli së bashku me Hënën do t’ju verë në provë. Do të zbaviten duke bërë të shfaqen tensione që zakonisht i mbani nën kontroll. Do të jeni të acaruar dhe aspak tolerantë, ndaj kjo ditë është shumë e ngarkuar.
Binjakët
Urani ju jep shumë energji, e cila është ideale për të dalë për t’u argëtuar me miqtë, por edhe për të ushtruar sporte të ndryshme. Do të dini gjithashtu edhe të gjeni një të mesme të artë mes dashurisë dhe punës.
Gaforrja
Do të jeni autoritarë dhe konkretë. Edhe pse, për shkak të kundërshtive të vogla, do të përjetoni momente të mira e të këqija. Dorëzohuni përpara fakteve, zemra ju rreh fort për një person të veçantë, që deri më tani e keni shpërfillur.
Luani
Në mjedisin e punës mund të ndryshojë disa gjëra dhe do t’ju duhet të përballeni me sfida të reja. Është e fortë dëshira për të rilindur, për t’ia nisur nga e para. Është një ëndërr që mund të realizohet dhe e keni vetë në dorë për t’ia dalë.
Virgjëresha
Strategjitë pak komplekse dhe pak të paqarta që po vini në zbatim ju kanë bërë konfuzë dhe do ta keni të vështirë të ndiqni një linjë konkrete veprimi. Me Venusin dhe Marsin armiqësor qëndroni larg flirtimeve, të cilat i bëni thjesht për inat.
Peshorja
Neptuni në bashkëveprim me Marsin do të nxisë prirjen për t’u mbyllur në vetvete, duke mos shfaqur emocione dhe ndjenja. Sot jeni të shpërqendruar dhe nervozë, por për fat të mirë humori i keq është i përkohshëm dhe dielli do të ndriçojë.
Akrepi
Me Plutonin jo shumë miqësor bëni kujdes me ata që nuk janë duke ju thënë të vërtetën. Nuk mund të bëni më sikur nuk e kuptoni, është koha për sqarime. Do të përfitoni nga një frymëzim nismëtar, që do të mbështetet nga fantazia dhe krijimtaria.
Shigjetar
Sot do të keni të bëni më shumë më kënaqësinë, sesa me punën. Do t’i zgjidhni çështje e përditshmërisë me efikasitet për t’u pasur zili. Në çështjet e dashurisë, do të keni një luftë të brendshme midis dëshirës për t’u shmangur dhe nevojës për siguri.
Bricjapi
Nëse do t’ju duhet të përballeni me tekat e një familjari, jini të duruar. Mos bini pre e nervozizmit dhe përpiquni ta zgjidhni çështjen me urtësi. Të mendoni mbi atë që duhet të bëni do t’ju ndihmojë të qartësoheni për rrugën që doni të vazhdoni të ndiqni.
Ujori
Detyrat dhe përgjegjësitë duhet të jenë një plan të parë për ju, me Saturnin dhe Hënën që bashkëveprojnë duke ju mbështetur. Një mik me ndikim, me më shumë përvojë ose më i madh se ju do t’ju ndihmojë të realizoni një ëndërr.
Peshqit
Është koha e duhur për të ndërtuar me vendosmëri dhe durim bazat për të zhvilluar më tej projekte të ndërmarra. Do t’ia dini të shqyrtoni në mënyrë të prerë dhe me zgjuarsi çështje shumë delikate dhe të rëndësishme që kanë të bëjnë me punën.