Horoskopi i datës 11 nëntor 2019
Dashi
Një forcë e bukur ju bën të zgjoheni euforikë dhe të guximshëm, sot që Hëna kalon te Binjakët! Ide të shpejta të ndjekura nga veprime po aq të shpejta. Dikush do tentojë t’ju japë urdhra, por kjo gjë nuk ju frikëson: do vazhdoni me mënyrën tuaj pa asnjë hezitim.
Demi
Ditë e qetë sot dhe shumë gjëra të reja mund të lulëzojnë, nga fotografia te puna vullnetare, nga recitimi te kënga. Vetëm zemra është pak e shqetësuar. Lëreni të lirë partnerin, mos e shkëputni nga miqtë e tij. Rrini të qetë, nuk do arratiset!
Binjakët
Nëse është e mundur, mos e mërzitni veten me pyetje të kota. Me Hënën që nuk ka harmoni me Venusin dhe Neptunin, ka rrezik të bëni ndonjë gabim. Të shqetësuar nga pakënaqësitë dhe ankthi, keni tendencën të debatoni për çdo gjë me partnerin tuaj.
Gaforrja
Angazhohuni deri në fund për t’i dhënë fund një situate konflikti që ka shkaktuar shumë pakënaqësi në familje. Duhet të jeni të duruar me ata që ju rrethojnë, padurimi nuk ju ndihmon për asgjë, ndaj bëni shumë kujdes.
Luani
Sot nuk keni asnjë arsye të ndaloni aktivitetet që keni planifikuar prej kohësh. Nëse keni dëshirë të tërhiqni vëmendjen, bisedoni me miqtë tuaj. Jepni vlerën e duhur miqësisë së një personi. Tregoni besnikërinë tuaj për të fituar besimin e tij.
Virgjëresha
Nëse nuk jeni me humor të mirë, një pjesë e përgjegjësisë i shkon Hënës te Binjakët. Pavarësisht motivit, mos e ekzagjeroni duke humbur sensin e realitetit. Përpiquni t’i jepni zgjidhje një çështje të rëndësishme familjare që ka kohë që ju mundon.
Peshorja
Ndiheni optimist dhe me humor të mirë: hidhni pas krahësh problemet e vogla dhe përpiquni të shijoni këtë ditë. Pranoni ndihmën e atyre që ju njohin mirë. Ndoshta komunikimi nuk është i shkëlqyer, por jo çdo gjë duhet të jetë e përkryer sot.
Akrepi
Gjërat vazhdojnë të rrotullohen. Ndoshta nuk keni zgjidhur çdo gjë në mënyrën që dëshironi, por me pak durim dhe optimizëm do ja dilni. Projekte të vlefshme, zgjerim horizontesh dhe fat. Keni letrat fituese sot!
Shigjetari
Me keqardhje të madhe do ta kuptoni që, si kolegët, ashtu edhe partneri nuk kanë ndonjë konsideratë të madhe për ndërhyrjet tuaja vend e pa vend. Disa qëndrime nga ana e të dashurit tuaj ju shqetësojnë, ndoshta ka ardhur momenti të sqaroheni me të.
Bricjapi
Jeni të angazhuar më shumë se kurrë në punë. Nëse sot nuk do të keni shumë punë ndaj ju jepet mundësia të bëni pak pushim. Përpiquni ta shijoni këtë ditë! Yjet ju shtyjnë të bëni më shumë për të përmbushur nevojat e partnerit të dashur.
Ujori
Një ditë dinamike e ndihmuar nga Hëna te Binjakët. Sot do ju shoqërojnë nisma të shumta, kurioziteti dhe lajmet e mira. Keni tendencën të përshtateni dhe të vlerësoni idetë e të tjerëve: kjo gjë do ju ndihmojë shumë në profesion.
Peshqit
Kur vjen momenti të përballeni me realitetin, gjithmonë e kuptoni se gjërat nuk janë ashtu siç duken. Një nervozizëm i lehtë mund t’ju nxisë të veproni, por është mirë të mos lëvizni nëse nuk e njihni dinamikën e lojës.